E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e premte, 7 qershor 2024

TIRANË, 7 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Masat ajrore që qarkullojnë janë të ngrota e me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojë prezenca e vranësirave mesatare të larta transparente e kalimtare, të cilat do të jenë prezente nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore.

Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim –  verilindje me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në atë jugor kryesisht në orët e pasdites e lugina era fiton shpejtësi 12-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/33 Diell
Kukës 17/32 Diell
Lezhë 18/32 Diell
Dibër 14/31 Diell
Durrës 19/33 Diell
Tiranë 19/31 Diell
Elbasan 18/35 Diell
Berat 16/34 Diell
Vlorë 18/32 Diell
Korçë 15/27 Diell
Gjirokastër 17/33 Diell
Sarandë 19/32 Diell

 

                          

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›