E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e shtunë, 27 korrik

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në lugina dhe në male era hera-herës fiton shpejtësi deri në 11 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 23/35 Diell
Kukës 18/32 Diell
Lezhë 24/34 Diell
Dibër 17/30 Diell
Durrës 22/36 Diell
Tiranë 24/36 Diell
Elbasan 23/35 Diell
Berat 19/37 Diell
Vlorë 22/35 Diell
Korçë 18/29 Diell
Gjirokastër 20/35 Diell
Sarandë 22/34 Diell

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›