E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, vendi përfshihet nga masa ajrore të lagështa dhe më të freskëta

TIRANË, 24 korrik/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet fillimisht në pjesën e parë të ditës me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare.

Më pas, parashikohet mot me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me diell. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit.

Në relievet malore të zonës së veriut dhe qendër reshjet për një periudhë të shkurtër kohore me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave apo rrebesheve të rrëmbyeshme shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 8-15 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 24/34 Diell re shi
Kukës 19/33 Diell re shi
Lezhë 23/34 Diell re shi
Dibër 18/32 Diell re shi
Durrës 23/35 Diell re
Tiranë 24/36 Diell re shi
Elbasan 23/36 Diell re shi
Berat 21/36 Diell re shi
Vlorë 24/34 Diell re
Korçë 20/28 Diell re shi
Gjirokastër 20/35 Diell re shi
Sarandë 24/34 Diell re

 

              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›