E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polemika ne Komisionin e Ligjeve

Seanca degjimore me kandidatin per anetar te Gjykates Kushtetuese Ardjan Lekaj u perqendrua kryesisht tek deklarimi i te ardhurave te zotit Leka i cili ka ushtruar per rreth 13 vjet profesionin e avokatit penalist.

Avokati Ardjan Lekaj i cili e vleresoi veten si nje nga avokatet me te suksesshem ne vend pohoi qe ne fillim se ishte pagues i rregullt i detyrimeve fiskale duke e shoqeruar kete pohim me nje deklarate te forte per shume avokate te tjere qe nuk jane te regjistruar ne organet tatimore.

Eshte pak e veshtire ta them por une jam nje nga avokate me te spikatur ne te drejten penale. Kam qene shume korrekt me klientet e mi. Kam paguar rregullisht tatimet dhe jam nga te paktet avokate qe kam nje numer NIPT-i qe ne vitin 97 kur nisa ushtrimin e profesionit te avokatit. Kam preferuar te jem i rregullt ne marredheniet me shtetin ndryshe nga shume te tjere tha Leka.

Por relatori i ceshtjes deputeti demokrat Gent Strazimiri duke iu referuar te dhenave nga organet tatimore hodhi dyshimin per fshehje te fitimit nga avokati gjate ushtrimit te profesionit. Sipas zotit Strazimiri eshte pak e besueshme qe nje avokat i suksesshem si zoti Leka te deklaroje fitim vetem 40 mije leke ne muaj ose 600 mije leke ne vit Ne 2010 keni nje fitim nje vjetor prej 600 mije lekesh te reja ne vit do te thote qe fitimi eshte 40 mije leke te reja ne muaj. Kjo eshte e ardhura qe ju keni nga puna juaj si avokat i suksesshem

Nese me llogaritet xhiro vjetore nga 6-7 mln une per kete jam tatuar. Korrespondenca qe ben bashkia me tatimet qe nuk perputhet nuk ka lidhje me mua. Se si ndahet ne fund te vitit ne organin tatimor kjo nuk me duhet sepse nuk eshte pjese e imja u pwrgjigj Lekaj.

Kandidatit per anetar te Gjykates Kushtetuese Ardjan Lekaj iu drejtuan me shume se 20 pyetje nga deputete shumica nga demokratet. Por megjithese pati edhe batuta me humor per here te pare gjate seancave te tilla pati eksese gjate komunikimit mes deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj dhe kandidatit per anetar te Gjykates Kushtetuese te cilat u vune re qe ne fillim kur zoti Lekaj u pyet pse kishte refuzuar ne vitin 93 nje detyre te larte si ajo e zv.prokurorit te Tiranes.

Por ne fund kur ka refuzuar ti pergjigjej nje pyetjeje tjeter te zotit Alibeaj pasi deputeti demokrat eshte shprehur ne media se kandidatet e presidentit jane medioker avokati Ardjan Lekaj parashikoi fundin e votimit per te dhe pretencen qe do ti jepej nga Komisioni i Ligjeve.

Me seancen degjimore te avokatit Ardjan Lekaj mbyllen pyetjet per 4 kandidatet per ne Gjykaten Kushtetuese per ti hapur rrugen tre emerimeve te tjera te presidentit per ne Gjykaten e Larte. Per cdo kandidat Komisioni i Ligjeve i propozon Kuvendit dhenien ose jo te pelqimit ne seance plenare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›