E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau shqiptarin ne 99 arrestohet anetari i dyshuar i Kamorras



NAPOLI - Eduardo Pariota 38 vjec ne kerkim prej tete vitesh per vrasjen e nje shqiptari anetar i dyshuar i Kamorras eshte arrestuar gjate mengjesit te djeshem ne Napoli. Burimet zyrtare te policise italiane pohuan se Pariota ishte nder 100 personat me te kerkuar Sipas te dhenave i prangosuri 38-vjecar ne vitin 2002 eshte denuar me 28 vjet dhe 11 muaj burg per vrasjen e nje shqiptari ku mbeten te plagosur edhe dy te tjere. Gjithcka kishte nisur me 11 nentor te vitit 1999 kur Pariota ka vrare ne nje lokal shqiptarin Gramoz Paci 42 vjec me dokumente te rregullta ne Itali. Me nje pistolete 9 milimetershe ne dore Eduardo Pariota ka dashur te vrase dhe dy shqiptare te tjere qe ishin me viktimen Mandrit dhe Kujtim Dulo te cilet u plagosen por munden te shpetonin. Ngjarja e rende ndodhi ne Ponte San Xhovani ne Peruxhia. Policia italiane ka bere te ditur se ngjarja e 11 viteve me pare kishte ndodhur per motive banale. Sipas policise Pariota dyshohet se ka lidhje me klanin e Kamorras dhe krimin e organizuar pasi mendohet qe ai gjate ketyre viteve te jete fshehur nga ata. Jemi duke punuar per te zbardhur me shume ne lidhje me kohen e zhdukjes se Eduardo Pariotes - tha gjate nje konference shtypi gjate dites se djeshme Pierugo Todini shefi i policise napolitane. Denimi prej 28 vitesh dhe 11 muajsh per italianin e arrestuar eshte bere perfundimtar i formes se prere ne vitin 2005. Policia kishte rene ne gjurmet e nje prej 100 me te kerkuarve qe prej kohesh por e kishte mbajtur nen vezhgim ate me qellim qe te zbardhte sa me shume ne lidhje me aktivitetin e tij me Kamorran.

5 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›