E Diel, 1 Nëntor 2026

Marseja pranon "divorcin" me Canen, Totenhemi gati per te joshur kosovarin

Futbollisti i kombetares sone, kapiteni i Olimpikut te Marsejes ne "Stade Velodrome" po kerkon nje klub tjeter dhe destinacioni i radhes pritet te jete Premier Liga. "Divorci" me Marsejen pranohet edhe nga drejtuesit e klubit francez. Duke folur per "L'Equipe", drejtori i Marsejes, Jose Anigo u shpreh: - "Nuk eshte momenti qe te themi arsyen pse Cana kerkon te largohet dhe nuk eshte e vertete qe ai nuk ka me deshire te qendroj ne Merseje. Mesfushori Cana kaloi kater vite te mira me ekipin tone, Olimpik Marseje dhe po kerkon dicka tjeter ne karrieren e tij". Per te ardhmen e Canes, ai shton. "Ne ditet e sotme eshte e qarte, se varet nga dicka qe na afrohet dhe ne do te shohim te gjitha ofertat e mundshme". Sipas medieve angleze, kryesisht te "Daily Telegraph", Totenhemi eshte gati qe t'i plotesoje kushtet Lorik Canes, per ta perfshire ate ne skuader. Por media te tjera shprehen se Evertoni eshte hedhur ne sulm, ne te njejten kohe, duke shfaqur zyrtarisht interes, per mesfushorin e kombetares sone.

Konkurrenca

Konkurrenca per te fituar sherbimet e Canes eshte e larte, ne baze te medieve angleze. Jane disa ekipe te Premier Liges qe deshirojne Canen dhe ne krye, qendron aktualisht Totenehmi. Por ka interes edhe ne Gjermani.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›