Kosova nuk do te bisedoje me Serbine per sistemin juridik ne veri apo ndoshta edhe po

Perfaqesues te institucioneve te Kosoves thone se sistemi i drejtesise dhe gjykatat ne Kosove jane ceshtje te brendshme. Qeveria disa here e ka bere te qarte se ne te gjithe teritorin e vendit do te konsolidohet sundimi i ligjit perfshire ketu edhe veriun e Kosoves duke vene ne funksion gjykatat ne ate pjese. Kryesuesja e delegacionit te Kosoves ne bisedime me Serbine Edita Tahiri thote per DW se ceshtja e funksionalizimit te gjykatave ne veri nuk do te jete pjese e bisedave Kosove-Serbi.
Porosia jone per Serbine eshte se ne po konsolidojme sundimin e ligjit ne te gjitha fushat dhe po japim nje mesazh se ajo cfare ka ndodhe ne periudhen e kaluar nuk mund te ndodhe me. Kete ceshtje e kemi diskutuar edhe me EULEX-in. Ky mekanizem evropian ka nje rol qe te ndihmoje institucionet e Kosoves per te vendosur ligjin vecmas ne pjesen veriore te Kosoves thote Edita Tahiri. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Edita Tahiri
De Marnak duhet arritur marreveshje
Shefi i misionit EULEX Xavier Bout de Marnak me heret pati deklaruar se funksionaizimi i gjykatave ne veri te Kosoves duhet te behet me nje marreveshje te nivelit te larte politik duke aluduar ne nje marreveshje Kosove-Serbi. Zedhenesi i ketij misioni Blerim Krasniqi thote per programin tone se misioni EULEX do te donte qe gjykatesit vendore te kthehen sa me shpejte qe eshte e mundur ne gjykatat ne veri sepse kjo do te jete per te miren e te gjitha komuniteteve qe jetojne ne ate pjese te Kosoves.
EULEX-i ka bere shume perpjekje ne arritjen e ketij qellimi mirepo nje zgjidhje afatgjate do te arrihet vetem permes bashkepunimit te ngushte te te gjitha paleve te interesuara. Varet nga Prishtina dhe Beogradi si dhe lehtesuesve te BE-se te vendosin nese kjo ceshtje do te diskutohet thote Blerim Krasniqi.
Bajrami kjo eshte ceshtje e brendshme
Idene per nje marreveshje me Serbine sa i perket funksionalizmit te gjykatave ne veri te Kosoves njeri nga hartuesit e Kushtetutes se Kosoves Arsim Bajrami e quan nje qasje te gabuar dhe te papranueshme.
Gjykatat jane pushteti i trete dhe eshte nje sistem shume vital per Kosoven. Cfaredo kompromisi ne kete drejtim me Serbine do ta vente ne pikpyetje integritetin teritorial dhe integritetin e sistemit kushtetues te Republikes se Kosoves thote Arsim Bajrami.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Borislav Stefanoviq Gjykatat ne veri te Kosoves pjese kjo e banuar me shumice serbe u ozurpuan me 17 shkurt te vitit 2008 nga serbet lokal menjehere pas shpalljes se pavaresise se Kosoves. Policia e UNMIK-ut ne ate kohe nderhyri per te larguar serbet nga gjykatat dhe ne perleshje me serbet u vra nje polic nderkombetar nga Ukraina dhe u plagosen dhjetra te tjere. Me ardhjen e misionit EULEX ne Kosove ne dhjetor te vitit 2008 ne gjykatat ne veri u vendosen disa gjyqtar dhe prokurore nderkombetar. Mirepo jo edhe punonjesit shqiptar dhe serb te cilet tash e tri vjete nuk lejohen te shkojne ne vendet e tyre te punes per shkak se atyre sic thuhet nuk mund tu garantohet siguria ne pune.
Bekim Shehu