E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Paris 2024”, mundësi Dudaev eliminohet në çerekfinale

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Islam Dudaev, i cili garon në kategorinë 65 kilogramë, u eliminua në çerekfinale.

Edhe pse në turin e 1/8-ve, Dudaev fitoi pas vetëm 2 minutash garë, me shifrat 10-0 kundër mundësit nga Ishujt Samoa, Arzawa, duke krijuar pritshmëri të mëdha për performancën e tij në garat e ardhshme, në çerekfinale paraqitja e tij nuk ishte ajo e pritura. Dudaev humbi me shifrat 11-0 përballë mundësit nga Irani, Rahman Amouzadkhalili.

Dudaev mund të rizgjedhet në garë për vendet 3-5 nëse rivali i tij nga Irani shkon në finale.

Tani, e vetmja shpresë për Dudaev dhe Shqipërinë mbetet riakualifikimi, një mundësi që ende mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

1 nga 12

/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›