E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama të hënën në Paris pritet nga Makroni

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Parisit të hënën për tu takuar me presidentin e Francës Emmanuel Macron. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e presidencës franceze që ka publikuar orën 13:20 për takimin dy palësh. Sipas disa mediave pas këtij takimi Macron dhe Rama do të drekojnë së bashku në Elysee.

Ende nuk është publikuar axhenda e bisedimeve, por mendohet që problemet e integrimit do të jenë në tryezë.  Franca ka qenë ndër pak vendet që ka vendosur “veton” duke bllokuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, duke vënë në dyshim të gjithë procesin e zgjerimit evropian.

Takimi i fundit dypalësh mes zotit Rama dhe zott Macron në Elysee ishte ai i 15 Majit të vitit 2018. Më pas ata janë takuar pas një ftese të kancelares Merkel në Maj të vitit 2019 me liderët e Kosovës në Berlin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›