Paris alarm per bombe ne kullen Eiffel

Kulla Eiffel ne Paris eshte boshatisur me shpejtesi pas nje alarmi per bombe duke shkaktuar frike mes 2 mije turisteve qe ndodheshin duke ngjitur shkallet prej hekuri te kulles apo duke shetitur ne zonen perreth. Policia ka marre nje telefonate anonime te cilen e ka trajtuar me shume seriozitet per shkak edhe te afersise ne kohe me sulmet e 11 shtatorit menjehere pas ceremonive qe perkujtuan 9-vjetorin e sulmeve terroriste ne Shtetet e Bashkuara.
Policia ka evakuuar zonen edhe ne metrone San Mishel ne qender te Parisit pas nje telefonate te dyte qe kercenonte me bombe. Kulla Eiffel eshte monumenti me i vizituar ne France me rreth 6 milione turiste ne vit. Policia franceze eshte duke hetuar per ngjarjen.
Juli Prifti