Paris, shpërthim afër ambasadës së Indonezisë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm afër Ambasadës së Indonezisë në Paris.
Një bombë artizanale e lënë afër ndërtesës së ambasadës ka shpërthyer duke shkaktuar dëme materiale, por nuk është raportuar për viktima në njerëz.
Fillimisht ishin parë tre individë duke e lënë bombën afër ndërtesës së Ambasadës, në pjesën perëndimore të kryeqytetit francez.
Zyrtarët thanë se nuk është e qartë nëse Ambasada e Indonezisë ishte shënjestër e sulmit. Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.