SHBA, humbjet me te medha ne 34 vjet
Ekonomia amerikane u perball muajin e kaluar me humbjen me te madhe te vendeve te punes ne 34 vjetet e fundit, nderkohe qe niveli i papunesise u ngrit, ndersa recesioni thellohet ne ekonomine me te madhe te botes. Raporti i djeshem i Departamentit te Punes tregoi se ne muajin nentor pati nje humbje prej 533 mije vende pune, ndersa niveli i papunesise u rrit me 0,2 per qind. Niveli i papunesise prej 6,7 per qind eshte i larti qe prej fillimit te viteve 1990-te. Me ane te nje prononcimi per gazetaret, Presidenti i zgjedhur, Barak Obama, tha se cdo vend pune i humbur perben nje krize personale per nje familje amerikane. "Eshte koha per t'iu pergjigjur situates ekonomike me nje vendosmeri urgjente, megjithate ai paralajmeroi se zgjidhja e ketij problemi nuk do te jete e lehte", deklaroi Obama. Edhe zyrtare te Shtepise se Bardhe shprehen shqetesim rreth raportit te ri. Perpara se te dilnin keto shifra, zyrtaret e larte te 3 kompanive me te medha te automobilave ne Shtetet e Bashkuara u kerkuan perseri dje ligjvenesve amerikane nje ndihme te madhe nga qeveria. Ekzekutivet e kompanive Ford, Krajsler dhe Xheneral Moters po deshmojne para komisionit financiar te Dhomes se Perfaqesuesve per te kerkuar mbeshtetje, qe do te kapte shumen deri ne 34 miliarde dollare ne forme borxhesh.