E Diel, 1 Nëntor 2026

Skenaret serbe per ndarjen prekin dhe Maqedonine

Partite politike ne Maqedoni vleresojne se debati i vazhdueshem qe konsiston ne ndarjen e Kosoves po trimeron dhe po afirmon konceptin e ndarjes edhe ne Maqedoni. Nenkryetari i Bashkimit Demokratik per Integrim dhe nenkryetari i Parlamentit te Maqedonise, Rafiz Haliti, theksuan dje se partia e tij eshte e shqetesuar nga promovimi me i theksuar i projekteve ndarese ne rajonin e Ballkanit Perendimor. Sipas tij, zhvillimi i tendencave te tilla per ndarje ne Kosove, sidomos te veriut nga pala serbe gjithsesi po reflektohen edhe ne Maqedoni. "Ne me vemendje te madhe po ndjekim zhvillimet ne rajon sidomos ne Kosove. Mundesite dhe tendencat per ndarje te Kosoves sigurisht qe kane shkaktuar pakenaqesi edhe tek shqiptaret ne Maqedoni", theksoi nenkryetari i BDI-se, Rafiz Haliti. Ai vlereson se mund te nxiten forca te erreta qe sigurisht do te kerkojne kufijte te rinj ne Ballkan. "Kjo mendoj se nuk eshte ne interes te pergjithshem te rajonit", deklaroi Haliti. Sekretari i pergjithshem i Partise Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe deputeti, Imer Aliu, kritikoi Qeverine e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI per qasjen joserioze ndaj ceshtjeve te ndjeshme ne vend dhe rajon. "Qasja joserioze e Qeverise aktuale per ceshtjet serioze te shqiptareve ne Maqedoni mund te shkaktoje per eskalim eventual te situates", paralajmeron deputeti Imer Aliu. Sipas tij, Qeveria duhet qe ne menyre serioze t'i trajtoje ceshtjet sic jane gjuha shqipe, perdorimi i simboleve kombetare dhe rastet e Hages. "Historia, sidomos historia me e afert, sidomos kur behet fjale per ceshtjet nderetnike na ka treguar dhe vertetuar se zhvillimet ne Ballkan mund te kene edhe efektin domino", theksoi sekretari i pergjithshem i PDSH-se, Imer Aliu.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›