Parkim i pamundur ne Tirane Bashkia parashikon ulje te tarifave
Trafiku i ngarkuar në kryeqytet vazhdon te mbetet shqetësues për çdo drejtues mjeti.
Mungesa e parkingjeve e bën akoma më të vështirë qarkullimin në rrugët e Tiranës.
Në dy zona kryesore të qytetit, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshi “Italia”, pranë stadiumit “Qemal Stafa”, prej një viti aplikohet një projekt-pilot për administrimin e ri të sistemit të parkimit me pagesë me tarife 100 lekë ora, miratuar nga Këshilli Bashkiak i qytetit projekt i cili vazhdon edhe sot.
Ndonëse kjo u mendua si zgjidhje pozitive për lehtësimin e trafikut, qytetarët ankohen se kjo është tarifë e shtrenjtë dhe se trafiku vazhdon të jetë i njëjtë.
Burime pranë Bashkisë së Tiranës bëjnë të ditur se në platformën e lehtësimit të barrës fiskale që do të paraqitet në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak të kryeqytetit, parashikohet ulja e tarifës 100 lekë/ora, pasi është vlerësuar si shumë e lartë.
Ky propozim konkret që pritet të bëhet i ditur pas dy javësh, parashikon të lehtësojë ekonominë e qytetarëve, e cila deri më sot është rënduar për shkak të kësaj gjendje të paprecedente të trafikut pasi ndër të tjera, harxhohet shumë më tepër karburant, se normalisht.