Parkime dyfishe ne dyert e policise
Kjo është Drejtoria e Përgjithëshme Policisë. Pamjet e filmuara pak orë më parë tregojnë qartë trafikun e krijuar nga parkimet me 2 apo 3 rradhë pikërisht poshtë dritareve të kësaj ndertese. Kjo nuk është hera e parë që Tv Klan sjell shqetësimin e parkimeve të paligjshme në rrugët e kryeqytetit. Kjo mënyrë e tëe parkuarit është shkaktare e krijimit të një trafiku që është e vështirë ta menaxhosh.
Është ky organi kompetent që ka detyrimin ligjor të marrë masat për cbllokimin e trafikut, por kur policia nuk arrin ta menaxhojë situatën as në dyert e saj c’mund të bëjë ajo në pjesën tjetër të qytetit?
Nëse një kundravajtje e tillë ndodh këtu, mund të imagjinohet lehtë se në pjesën tjetër të rrugëve të kryeqytetit mbizotëron kaosi. Edhe vetë punonjësit e policisë kanë parkuar automjetet e shërbimit në kudravajtje dhe nuk u bën përshtypje fare se mjetet e tjera të parkuara në 2 apo 3 rradhë e kanë bërë këtë segment rrugoj të kalueshem me vështirësi.
Pak metra me lart, në të njëjtin segment rrugor, pranë maternitetit Koco Gliozheni është një kaos i vertëtë. Nga 4 korsitë e kësaj rruge vetëm njëra është e kalueshme por drejtuesve të mjeteve edhe në të u duhet të bëjnë manovra zig-zage për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm.
Është e paimagjinueshme të ndodhë kjo pranë një godine si ky maternitet me rëndësi me plot kuptimin e fjalës JETIKE. Dy uniforma policie shihet teksa po gjobisin kudravajtësit,
por nga ana tjetër asnjë prej drejtuesve të mjeteve nuk shihet të lëvizë mjetin për të cbllokuar rrugën.
Këto fjalë janë shkëputur nga pika 4 e misionit të Ministrisë së Brendshme:
“Siguria rrugore do të trajtohet gjithashtu me përparësi. Niveli i ulët i sigurisë rrugore merr çdo vit me dhjetra jetë njerëzish dhe shkakton dëme materiale të konsiderueshme. Forcimi i disiplinës së qarkullimit rrugor. Policia rrugore në bashkëpunim me atë bashkiake do të jenë jo vetëm ndëshkuese të rasteve të shkeljes së rregullave të qarkullimit por ato do të shndërrohen në institucione në shërbim të qytetareve”.
Në shërbim të qytetarëve... por qytetarët e ndershëm ata që shkojnë në punë, ata që u drejtohen edhe spitaleve, ata që paguajnë taksat, sot, ashtu si edhe shumë herë të tjera, vuajtën në trafikun e rënduar të kryeqytetit.