E Diel, 1 Nëntor 2026

MPJ pershendet marreveshjen SHBA-Rusi per eliminimin e armeve kimike ne Siri

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshëndet marrëveshjen e datës 14 shtator 2013 të arritur në Gjenevë ndërmjet Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergey Lavrov, për eliminimin e programit të armëve kimike të regjimit sirian të Bashar Al Assadit.
“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje i hap rrugën eliminimit të shpejtë dhe të sigurt të programit sirian të armëve kimike, si dhe krijon mundësinë për vazhdimin e përpjekjeve të mëtejshme të komunitetit ndërkombëtar për gjetjen e një zgjidhjeje politike gjithëpërfshirëse të konfliktit në Siri.
Republika e Shqipërisë mbështet të gjitha nismat e komunitetit ndërkombëtar të cilat synojnë t’i jepet fund gjakderdhjes në Siri dhe krijimit të kushteve për transferimin e pushtetit drejt forcave të reja konstruktive, për ndërtimin e një sistemi demokratik të bazuar në vlerat e lirisë, barazisë, dinjitetit human dhe respektimit të të drejtave të njeriut’- thuhe tnë njoftimin e Minsitrisë së jashtme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›