Uragani Ingrid ne Meksike drejtohet ne veri

Janë orë të vështira këto për Meksikën që është gjunjëzuar në bregun lindor nga kalimi i uraganit Ingrid, dhe me atë të perëndimit që është përfshirë nga stuhia tropikale Manuel.
Deri tani numërohen 19 viktima dhe me mijëra persona që janë detyruar të braktisin banesat e tyre. Erërat arrijnë një shpejtësi më të lartë se 125 kilometra në orë dhe shirat e dendur kanë rënë pa pushim.
Rreth 20 ura janë shkatërruar mdërsa më shumë se 70 fshatra kanë mbetur të izoluar. Në veri të vendit, përgjatë gjithë bregut deri në Teksas është vendosur gjendja e alarmit për dallgët e larta dhe shirat e rrëmbyeshëm që mund të shkaktpjnë përmbytje.