E Diel, 1 Nëntor 2026

Parkingu nentokesor PrefektiKruja rrezon Bashen

TIRANE- Prefekti i Tiranes Keltis Kruja ka kthyer mbrapsht ne keshillin bashkiak projektin per parkingun nentokesor te sheshi Italia. Prefekti Kruja e ka argumentuar kete veprim te tij me faktin se keshilli bashkiak ka tejkaluar kompetencat. Sipas ligjit nese nuk respektohet ligjshmeria prefekti i drejtohet gjykates per pavlefshmeri te ketij vendimi.

Gjithcka e ka zanafillen te numri i votova qe i duhen bashkise se Tiranes per te miratuar nje projekt te kesaj rendesie. Ne shkresen percjellese qe prefekti i Tiranes Keltis Kruja ka derguar ne bashkine e Tiranes se bashku me projektin e pafirmosur thuhet se keshilli bashkiak ka tejkaluar kompetencat per menyren e votimit te ketij projekti ambicioz. Me konkretisht ne hyrje te projektvendimit i cili ka kaluar ne keshillin bashkiak te Tiranes te dates 28 dhjetor eshte hequr neni i pare qe sanksionon se ky projektligj kalon ne keshill bashkiak vetem nese merr 33 vota. Ne te vertete pra ky nen eshte hequr me daten 28 dhjetor projektvendimi per nisjen e punimeve per parkingun nentokesor te sheshi Italia ka kaluar vetem me 29 vota aq sa ka PD-ja ne keshillin bashkiak. Per te arritur 33 votat do te duheshin edhe 4 vota nga keshilltaret socialiste por kreu i bashkise ka preferuar me mire te heqe nenin se sa te rrezikoje miratimin e ketij projekti.
Por duket se kjo nuk eshte toleruar nga prefekti Kruja i cili e ka kthyer per rishikim kete projekt ne keshillin bashkiak te Tiranes. Qe do te thote qe ky projektvendim do te kaloje serish per miratim ne mbledhjen e radhes se keshillit bashkiak te Tiranes por qe per tu miratuar do te doje edhe votat e socialisteve. Sipas ligjit nese nje gje e tille nuk ndodh dhe tejkalohen te gjitha afatet kohore prefekti i Tiranes ka te drejte ta coje ceshtjen ne gjykate. Vete prefekti i Tiranes Keltis Kruja i kontaktuar me telefon nga Shqiptarja.com shprehet se nuk ka asgje me shume per te thene se sa argumenti qe ka dhene ne letren sqaruese qe shoqeron vendimin e kthyer mbrapsht dhe qe tashme ndodhet ne tryezen e kryebashkiakut Basha. Argumentet e mia ia kam derguar zyrtarisht bashkise. Skam asgje me teper per te thene. Po pres qe te respektohet procedura ligjore - na thote prefekti Kruja.
PARKINGU NENTOKESOR
I parashikuar te ndertohet te sheshi Italia sipas bashkise se Tiranes do te zgjidhe nje pjese te madhe te parkingjeve te kryeqytetit. Ne fakt ky projekt nuk eshte gje tjeter vecse projekti i shpallur fitues nga ish-kryebashkiaku Edi Rama por qe nuk mundi ta kaloje ne keshill pasi ai u bllokua per dy vite me radhe. Parkimi qe sipas projektit do te perfundoje me 2013-en do te kete 1008 vendparkime. Sipas kontrates e cila nuk ka ndryshuar asgje dhe me te cilen administrata e Rames ka shpallur fitues Gener 2 afati i perfundimit te punimeve eshte nje vit pas nisjes se tyre ndersa i gjithe parkimi nentokesor do te jepet me koncension per 35 vjet. Vlera totale e investimit parashikohet te jete 1.638.020.000 leke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›