E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptaret ne mergim leter BEMos i jepni Serbise statusin kandidat

Qendrat e Levizjes VETEumlVENDOSJE ne mergate do te organizojne te gjithe anetaret dhe perkrahesit ti drejtohen me letren e meposhtme Ministrave te Puneve te Jashtme ne vendet ku ata jetojne duke dhene argumente e shembuj se si Serbia nuk ka ndryshuar ne raport me Kosoven dhe si e tille nuk eshte e afte qe te perafrohet me vlerat dhe politikat e Bashkimit Evropian. Qe nga neser 10 shkurt 2012 do te filloje dergimi i letres.

LETRA

I nderuar Minister i Jashtem
Ju drejtohem me respekt nepermjet kesaj letre per te kerkuar nga Qeveria juaj qe te refuzoje kerkesen e Serbise per te marre statusin e kandidatit per anetaresim ne BE derisa ajo ti plotesoje kushtet per pranim ne BE dhe derisa te demonstroje perkushtimin e saj per parimet themeluese te Bashkimit Evropian.
Une besoj se Serbia eshte duke i shkelur keto kushte dhe parime nepermjet politikes armiqesore qe po ndjek ne Kosove. Refuzimi i kerkeses se Serbise eshte i nevojshem per ti inkurajuar reformat e verteta brenda Serbise. Duke vepruar ne kete menyre Qeveria juaj do te mbronte interesat e popullit te Kosoves dhe te popullit te Serbise dhe do te bente te mundur nje paqe afatgjate dhe perparim te qendrueshem ne rajonin tone.
Qe nga viti 1999 udheheqesit e Serbise i kane drejtuar dhe i kane financuar strukturat ilegale shteterore brenda Kosoves te cilat e kane penguar integrimin e serbeve te Kosoves ne institucionet dhe ne shoqerine e Kosoves. Strukturat ilegale te sigurimit serb kane kryer krime kunder qytetareve te Kosoves pa u ndeshkuar asnjehere per to dhe jane integruar tashme ne rrjetet e krimit te organizuar ne veri te vendit tone. Keto struktura e kercenojne sovranitetin dhe integritetin tone territorial si dhe funksionalitetin tone institucionale ndersa kryetari i Serbise Boris Tadic kohet e fundit ka deklaruar se ai kurre nuk do ti shuaje ato. Ne fakt Serbia duket e vendosur per ti forcuar strukturat e veta politike ilegale duke kercenuar se do ti mbaje zgjedhjet e saj te ardhshme te pergjithshme dhe lokale brenda territorit te Kosoves per here te dyte pasi Kosova ka shpallur pavaresine.
Qeveria e Serbise vazhdon ti mohoje te drejtat elementare te shqiptareve ne Presheve Bujanoc dhe Medvegje duke e shkelur perdite detyren e saj per ti mbrojtur te drejtat e pakicave. Shqiptaret mbeten te diskriminuar ne arsim dhe ne institucionet publike te nenperfaqesuar ne institucionet e drejtesise dhe i nenshtrohen vazhdimisht dhunes arbitrare te policise. Lugina e Presheves mbetet nje nga zonat ekonomike me te pazhvilluara dhe me te militarizuara ne Serbi.
BE-ja e ka theksuar pjesemarrjen e Serbise ne dialog si kusht te domosdoshem per anetaresim. Megjithate ne kete dialog nga Kosova po kerkohet te beje leshime ne sovranitetin e saj te shpallur. Ndersa Serbise nuk po i behet asnje trysni per ta detyruar qe te ndermarre hapa drejt njohjes se Kosoves. Si rezultat do te kemi nje zgjidhje me paqartesi te perhershme qe do te jete ne favor te Serbise por kjo padrejtesi do ti kushtoje Kosoves. Kjo gjithashtu nuk do ta lere Serbine qe te pendohet per te kaluaren e saj te hidhur dhe per te bere reforma te verteta. Edhe dymbedhjete vjet pas luftes udheheqesit e Serbise nuk kane kerkuar asnjehere falje publike per krimet e tmerrshme te kryera ne Kosove e as nuk kane paguar per demet e shkaktuara nga lufta.
Duke e pershpejtuar procesin e anetaresimit te Serbise ne BE pa u siguruar se pari qe ajo ka kryer reforma te verteta do te kemi vetem importim te problemeve te rajonit tone ne Bashkimin Evropian e jo zgjidhje te tyre. Prandaj une me respekt ju sugjeroj qe Qeveria juaj te votoje kunder dhenies se statusit te kandidatit per Serbine.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›