Pjesa verilindore e SHBA përfshihet nga një stuhi e fuqishme dëbore
Një stuhi e madhe ka përfshirë kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara dhe disa
qytete verilindore, duke shtruara rreth 40 cm dëborë e duke e bërë të vështirë ose
thuajse të pamundur udhëtimin e njerëzve nga një zonë në tjetrë.
Disa pjesë të zonës verilindore të SHBA u mbuluan nga rreth 60 cm dëborë.
Përpara se bora të pushonte mbrëmjen e djeshme, zyrtarët u bënë thirrje
banorëve që të qëndronin nëpër shtëpi dhe të evitonin daljen me makinë, sepse
bora bine më shpejt nga çmund të pastronin skuadrat borëpastruese.
Transporti publik, nuk punon në pjesën më të madhe të tij; gjithashtu nuk
funksionojnë as stacionet e metrosë të cilat kalojnë mbi tokë.
Stuhia goditi gjithashtu Baltimorën, Nju Jorkun dhe Filadelfian.
Mjaft zona kanë mbetur pa energji elektrike dhe linjat ajrore anulluan
fluturimet.
Makinat borëpastruese pastruan pistën e bazës ajrore Andrews, në periferi
të Uashingtonit, duke mundësuar kështu uljen e aeroplanit që solli Presidentin
Obama nga udhëtimi i tij në Danimarkë. //mm//