E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Analistët të rezervuar për krizën bankare

/* Font Definitions */
@font-face
{font-family:"Cambria Math";
panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4;
mso-font-charset:0;
mso-generic-font-family:roman;
mso-font-pitch:variable;
mso-font-signature:-1610611985 1107304683 0 0 159 0;}
/* Style Definitions */
p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal
{mso-style-unhide:no;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:"";
margin:0in;
margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:"Times New Roman","serif";
mso-fareast-font-family:"Times New Roman";}
.MsoChpDefault
{mso-style-type:export-only;
mso-default-props:yes;
font-size:10.0pt;
mso-ansi-font-size:10.0pt;
mso-bidi-font-size:10.0pt;}
@page Section1
{size:8.5in 11.0in;
margin:1.0in 1.0in 1.0in 1.0in;
mso-header-margin:.5in;
mso-footer-margin:.5in;
mso-paper-source:0;}
div.Section1
{page:Section1;}
-->

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:"Table Normal";
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:"";
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:"Calibri","sans-serif";
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:"Times New Roman";
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:"Times New Roman";
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

Pasi morën miliarda dollarë ndihma për shpëtim nga qeveria, bankat
amerikane janë nën presion në rritje për të shtuar përsëri dhënien e huave.
Tani që bankat po shlyejnë huatë e marra nga qeveria më parë sesa ç'pritej,
presidenti Obama po u kujton drejtuesve të bankave se është radha e tyre për të
ndihmuar ekonominë amerikane. Por ndërsa po mbyllet viti 2009, disa analistë
paralajmërojnë se kriza bankare nuk ka përfunduar.Ndërsa bankat amerikane po ripaguajnë miliarda dollarë që qeveria iu dha
për t'i shpëtuar, presidenti Obama zhvilloi takime me drejtues të lartë të
bankave në dhjetor për t'u thënë se ka ardhur koha të kthejnë favorin."Bankat u
ndihmuan nga qeveria amerikane dhe taksapaguesit amerikanë. Tani bankat kanë një
detyrim më të madh për të ndihmuar në një mëkëmbje edhe më të fuqishme."- tha presidenti ObamaPor presidenti mund të ketë më shumë kërkesë se duhet nga sektori
financiar.Ekonomisti Martin Neil Baily, autor librash dhe ish këshilltar në
administratën Klinton thotë se pas falimentimit të firmës Lehman Brothers në
fund të vitit 2008, shumë nga bankat më të mëdha të botës ishin të shqetësuara,
pasi rënia kolosale e çmimeve të shtëpive ekspozoi investimet në huatë e
rrezikshme."Bankat që
ishin pranë falimentimit ishin Citibank, Bank of America dhe nëse këto nuk do
të mbështeteshin nga qeveria, mendoj se do të ishte krijuar një krizë me efekt
domino që do të ishte shumë më e vështirë sesa ajo që kaluam."- thotë aiMegjithëse ai thotë se periudha më e vështirë ka kaluar, Bailey thekson se
kriza bankare nuk ka përfunduar. Më shumë se 130 banka dështuan në vitin 2009,
shifra më e lartë që nga viti 1992. Ai parashikon një falimentim edhe më të
madh për bankat e vogla rajonale gjatë 2010-s ndërsa afrohet periudha e
maturimit të huave në pasuritë e patundshme.Analistët thonë se problemi më i madh është papunësia e lartë, e cila
dobëson kërkesën dhe i bën bankat të ngurojnë të japin hua. Por shefi i bankës
US Bankcorp Richard Davis e sheh ndryshe situatën.Ai tha:"Ne jemi
ndoshta më optimistë sesa ekspertët. Dhënia e huave është esenciale për
biznesin tonë. Pra duam të japim më shumë hua. Duhet të gjejmë mënyrën për të
zgjedhur më shumë klientë dhe për të mos e vënë veten në rrezik.”Ndërkohë që disa ekonomistë parashikojnë vazhdimin e mëkëmbjes në 2010-n,
Baily thotë se e vetmja siguri është se bankat nuk ka të ngjarë të bëjnë të njëjtin
gabim dy herë."Parashikimet
janë të rrezikshme kështu që nuk dua të them shumë. Nuk mendoj se e dimë se
çfarë do të ndodhë, por është pothuajse e sigurtë se mund të kemi një rritje të
ulët gjatë vitit të ardhshëm dhe ndoshta ky nivel do të qëndrojë i tillë në mos
po do të bjerë."- thotë aiNëse ky skenar do të përsëritet, pra
nëse ekonomia të fillojë të tkurret përsëri, Bailey thotë se kjo do të kërkonte
një paketë të dytë stimuluese, gjë që administrate Obama shpreson se nuk do të
jetë e nevojshme. //mm//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›