E Hënë, 2 Nëntor 2026

Parku Natyror i “Syrit të Kaltër”, atraksioni magjik i verës për turistët e huaj

Syri i Kaltër i vendosur mes gjelbërimit dhe burimeve të kristalta në jug të vendit, është një mrekulli natyrore magjepsëse që ka pushtuar zemrat e mijëra vizitorëve nga vende të ndryshme të botës. Për turistët që vijnë për herë të parë, ky park është një atraksion magjik që nuk duhet humbur.

“Jam nga Anglia. Është hera ime e parë që po vij në këtë vend. Kam ardhur se bashku me familjen time. Nuk dija asgjë për këtë vend derisa lexova, zbulova këtë park dhe vendosa ta vizitoj. Do ta rekomandoj te miqtë e mi pasi ka një klimë të mirë ,uji dhe natyra janë tepër magjike”, u shpreh një turist.

“Sapo kam ardhur në syrin e kaltër. Është hera e parë që po vij në Shqipëri dhe këtu. Ngjyrat e syrit të kaltër janë spektakolare. Erdha shumë rastësisht dhe u mrekullova”, tha një turiste tjetër.

Parku Natyror i “Syrit të Kaltër” nga viti në vit po tërheq një numër të lartë turistësh, të cilët rikthehen përsëri për të parë këtë oaz qetësie. Krahasuar me vitin e kaluar vizitueshmëria gjatë këtij sezoni është 15% më e lartë.

Gazetare: L. Fili

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›