E Martë, 3 Nëntor 2026

Parku Shebenik–Jabllanicë/ Shenjohen, pastrohen shtigjet për turistët

Turistët e apasionuar pas alpinizmit dhe pyjeve në zonën e Librazhdit do e kenë më të lehtë për t’u orientuar në shtigjet komplekse të zonës.

Një nga atraksionet turistike është edhe Parku Kombëtar “Shebenik”.

Specialistët e Zonave të Mbrojtura, Elbasan në bashkëpunim me punonjësit e PONT-it (Trusti Natyror Prespë–Ohër) realizuan shenjimin dhe pastrimin e njërit prej shtigjeve që të çon në majën e Librazhdit.

Kalimi në shteg konsiderohet i një vështirësie mesatare, ndaj turistëve u kërkohet të pajisen me veshje e këpucë të përshtatshme për këtë veprimtari.

Parku Kombëtar Shebenik–Jabllanicë është i preferuar nga vizitorët vendas e të huaj edhe gjatë vjeshtës.

Zona është e pasur me liqene, si ai i Fushë-Studnës, Vlaskës, Fushë-Dorëzit, Bredhi, Fushë-Kuqja, Rrapi i Taksimit, Shkalla e Skënderbeut apo Gurra e Ariut. /ATA

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›