Parku i Liqenit, nis "ringjallja" me mbjelljen e 500 pemeve te reja
"Ringjallja" e Parkut te Madh te Tiranes, ka nisur dje me mbjelljen e 500 pemeve te reja, nga 2600 te tilla qe eshte vendosur paraprakisht. Megjithate, kryetari i bashkise se Tiranes Edi Rama ka deklaruar se mijera e mijera peme te tjera do t'i shtohen Parkut vitin e ardhshem. Keshtu, bashkia e Tiranes ka marre persiper te nderhyje duke rindertuar te gjithe pasqyren ujore si dhe duke riperterire te gjithe gjelberimin e Parkut. Nga ana tjeter kjo do te realizohet paralelisht me permiresimin e infrastruktures se brendshme, rindertimin e rrugeve te brendshme, me ndertimin e nje korsie te vecante per vrapuesit e nje korsi te vecante per bicikletat. "Ky park eshte per te gjithe ata qe deshirojne nje qytet t'i kete te dyja pamjet; edhe pamjen e zhvillimit intensiv dhe dinamik urban, edhe pamjen e natyres se mbrojtur dhe te ruajtur, ne funksion te njerezve qe e jetojne qytetin", tha Rama. Krahas me keto punime qe do te kryhen, eshte menduar te ripyllezohet nje siperfaqe e konsiderueshme prej me shume se 7mije m2, me rreth 2600 rrenje te reja pemesh, te llojit Manjole, Prunus Dulcis, rrenje Pishe si dhe peme Mimoze. Po ashtu, rehabilitimi i Parkut ka si synim permiresimin e te gjithe infrastruktures se Parkut, asaj ekzistueses, plus infrastrukturen e domosdoshme per kembesoret, bicikletat, per vrapuesit, me kende clodhese dhe ndricim publik, nderkohe qe Parku eshte i mbrojtur nga makinat. Parku i Madh i Liqenit do te transformohet teresisht dhe do te rivitalizohet, duke u kthyer ne nje mushkeri te shendetshme per kryeqytetin dhe nje park qe te jete i standardeve evropiane, ne te gjitha pikepamjet.