E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati: Qeveria e "Koalicionit te Gerdecit" nuk po ben asgje per te luftuar varferine

Partia Socialiste akuzoi diten e djeshme se "Koalicioni i Gerdecit" shton varferine ne vend. Nepermjet nje deklarate per shtyp, Nensekretari per Programin ne seline roze, Ervin Bushati, akuzoi se me ane te ketij "Koalicioni te Gerdecit", ku Berisha rinovoi marreveshjen me Partine Republikane, familja qeveritare perpiqet te mbroje interesat e "qeverisjes familjare" te Shqiperise. Selia roze beri te ditur se sipas te dhenave zyrtare, varferia eshte 66% me e larte ne zonat rurale se ne Tirane, dhe 50% me e larte se ne qendrat e tjera kryesore urbane. "Qeveria e 'Koalicionit te Gerdecit' nuk po ben asgje per te luftuar varferine anembane vendit: asnje program punesimi, asnje nisme sociale, asnje shprese per nje te neserme me te mire. Vemendja e manget e qeverise krijon varferi dhe pabarazi sociale ne vend", kritikoi menyren e qeverisjes, Bushati. Sipas tij, pabarazite sociale paraqiten ekstreme: p.sh. niveli i papunesise ne Kukes eshte mbi tre here me i larte se ne Tirane dhe niveli i varferise eshte mbi dy here me i larte. "Varferia eshte shqetesimi dhe problemi kryesor ne Shqiperi dhe jo krijimi i koalicioneve te Gerdecit, te ndertuara per te shfrytezuar deri ne fund gjendjen e mjere te qytetareve te vet. Keto politika te pervetesimit personal, kane lene perhere ne harrese dhe mjerim zhvillimin ekonomik te shume zonave ne vend", sqaroi nensekretari per Programin ne PS. Selia roze premton se do te mund varferine nepermjet strategjive ekonomike qe harmonizojne zhvillimin rajonal dhe lindjen e shpreses.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›