E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjerohet autostrada, shmang aksidentet

Fatjona Mejdini

Kryeministri Berisha peruroi diten e djeshme, fillimin e punimeve te autostrades Milot-Fushe Kruje me kater korsi. Gjate perurimit te punimeve per shnderrimin e segmentit aktual ne nje autostrade, kryeministri Berisha se siguria ne kete veper te re rrugore qe po nis punen, do te jete nder me te lartat. Sipas Berishes, kjo vjen per faktin se ne kete aks rrugor duhet te shmangen aksidentet e renda te ndodhura here pas here. "Ne inaugurojme punimet per shnderrimin ne kater korsi dhe krijimin e sigurise te shkalles me te larte ne nje autostrade qe per aksidentet eshte bere lenduese per banoret e Kurbinit dhe per te gjithe shqiptaret", deklaroi kryeministri.

Ky investim kap nje vlere 50 milione euro. Ai parashikon dublimin e superstrades Milot-Fushe Kruje ne 9 lote, me nje gjatesi te rruges ekzistuese 13 km, duke e kthyer nga nje rruge me dy korsi ne nje autostrade me kater korsi dhe nje korsi emergjence me gjeresi 26 m. Po keshtu, ne kete investim parashikohet dublimi i te gjitha urave ekzistuese, mbikalimeve, nenkalimeve duke e bere kete nje rruge te standardeve me te larta. Ky aks eshte nje pjese e rendesishme e aksit Durres-Kukes-Morine. Vitin qe vjen eshte parashikuar investimi per dublimin e pjeses qe vazhdon drejt Lezhes, Thumanes, Durresit dhe Tiranes.

Kryeministri Berisha e cilesoi kete segment te ri rrugor, si nje pjese te rendesishme e autostrades qe do te lidhe Shkodren me Vloren dhe Kurbinin me Tiranen. Por sipas Berishes, qeveria per kete zone dhe per qytetin e Lacit ka menduar edhe te perfundoje asfaltimi i rruges se Patokut. Po keshtu kryeministri tha se se shpejti perfundon projekti dhe do te filloje rikonstruksioni i plote i rruges se vjeter qe lidh te gjitha fshatrat e zones dhe Lacin me Tiranen. Sipas Berishes, keto vepra te rendesishme infrastrukturore qe qeveria po kryen, po sjellin edhe transformimin e Shqiperise. Ne kete kuader kryeministri Berisha deklaroi se anetaresimi i vendit me te drejta te plota ne NATO, do te bej qe Shqiperia te jete nje nga vendet me infrastrukture me te zhvilluar dhe moderne. Kryeministri Berisha deklaroi se veprat qe po nderton qeveria ne te gjithe vendin bien ne disfavore, me premtimet boshe dhe te genjeshtra me te cilat ben opozite kreu i Partise Socialiste, Edi Rama.

"Ky ndryshim qe po sjellim dallon si nata me diten nga ndryshimi me fjale boshe, me retorike boshe, me sharje dhe mashtrime", deklaroi kryeministri Berisha, duke ju referuar akuzave te opozites ndaj qeverise. Sipas Berishes, ndryshimi po fillon dhe po ndjehet ne cdo aspekt dhe ai do te behet realitet ne mandatin tjeter te qeverise se tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›