E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlament, buxheti 2009,debate deri në mëngjes

Parlamenti, mbylli në orët e para të ditës së djeshme një debat tepër të gjatë për projekt-buxhetin e shtetit të vitit 2009. Pa llogaritur diskutimet e mëngjesit të kaluar, seanca parlamentare e mbrëmjes që vazhdoi mbi 12 orë pa ndërprerje, sepse diskutuan 75 përqind e deputetëve, u mbyll rreth 5 të mëngjesit pa një votim formal për buxhetin e ri. Kryetarja e parlamentit e mbylli seancën e debatit pak minuta pasi deputetët socialistë të opozitës u larguan nga salla, në shenjë proteste ndaj këtij projekt-buxheti. Ndërsa në emër të grupit parlamentar të PD-së foli deputeti Edmond Spaho i cili mbështeti nismën e qeverisë për këtë buxhet. Votimi i buxhetit për vitin 2009 do të bëhet në seancën e ditës së hënë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›