Presidenti Topi në Ohër,do të marrë pjesë në Forumin Rajonal Ekonomik

Presidenti i Republikës Bamir Topi do të niset sot për të marrë pjesë në Forumin Rajonal Ekonomik në Ohër të Maqedonisë. Në këtë forum përveç Presidentit Topi do të marrin pjesë presidentët e Maqedonisë, Kroacisë, Bullgarisë ,Bosnjë Hercegovinës dhe Malit të Zi. Në këtë konferencë, do të trajtohen tema të rëndësishme lidhur me ekonominë e vendeve të rajonit dhe për krizën financiare që mund të prekë këto vende.