E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti, debat për foton e kosovares

Në Parlamentin serb është debatuar për vendosjen në ekspozitë të një fotoje që shkruante Kosovë. Zëvendësshefi i Partisë Radikale Serbe (SRS), Aleksandar Martinoviç, kërkoi heqjen e fotografisë së ekspozuar në hollin e Kuvendit të Serbisë, si pjesë e ekspozitës Evropa JuglindoreNjerëzit dhe Kultura, pasi nën të shkruante Kosovë. Martinoviç tha se fjala Kosovë nën fotografinë Music in the Circle (Muzikë në rreth) është skandaloze dhe paraqet një nënçmim për të gjithë deputetët. Ndërsa kryeparlamentarja serbe, Sllavica Gjukiç Dejanoviç, tha se kjo ekspozitë qëndroi gjithashtu në Bruksel dhe se fotografia e autores kosovare është ekspozuar në pajtim me Rezolutën 1244.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›