E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërish kontroll të pasaportave në BE

BRUKSEL- Ministrat e Punëve të Brendshme të 27 vendeve anëtare të BE-së në një takim të jashtëzakonshëm, kanë rënë dakort që të ndryshojnë rregulloren lidhur me Zonën e Schengenit për lëvizjen e lirë të qytetarëve të BE-së a dhe të lejojnë kontrollimin e përkohshëm të pasaportave për shkak të frikës nga ardhja e refugjatëve nga Afrika Veriore.

Ardhja e emigranëve mendohet si një goditje të fuqishme të njërit prej bazamenteve të BAshkimit Europian.

Ministrat kanë rënë dakort të luftojnë imigracionin me insistim në arritjen e marrëveshjeve për ripranim me vendet e Lindjes së Afërt dhe të Afrikës Veriore. Këto ndryshime të reja i kanë imponuar Italia dhe Franca, të cilat kanë vënë kontroll kufitar për shkak të valës së refugjatëve nga Tunizia.
(e.m/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›