E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Hoxhaj takohet me Ban Ki Mun

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, u takua  dje në Nju Jork me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun. Kreu i OKB-së e ka përgëzuar ministrin për progresin e Kosovës gjatë viteve të fundit. Unë mbështes zhvillimet pozitive në Kosovë, tha ai. Ndërsa ministri Hoxhaj ka informuar Sekretarin e Përgjithshëm për zgjedhjet e fundit dhe krijimin e një qeverie shumetnike dhe profesionale. Hoxhaj ka theksuar synimet e Republikës së Kosovës për anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara. Hoxhaj shprehu gjithashtu shqetësimin për situatën në pjesën veriore të Kosovës, duke u fokusuar tek funksionimi i gjykatës dhe fuqinë e EULEX-it në atë pjesë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›