Parlamenti Europian bllokohet ne Tirane. Doris Pack rebelohet ndaj PD-se

Perfaqesuesit e Parlamentit Europian deshtuan perseri per ti bindur dy partite kryesore politike ne vend te gjenin konsensus per sa i perket menyres se daljes nga kriza politike. Keshtu edhe ne mbledhjen e dyte te zhvilluar ne Tirane te Komitetit te Stabilizim-Asocimit mes delegacioneve te PE-se dhe Shqiperise palet nuk rane dakord per miratimin e ndonje drafti ashtu sic ndodhi pak muaj me pare ne te njejten mbledhje ne Bruksel. Shkak per kete situate u be refuzimi qe i beri Partia Demokratike propozimit te ardhur nga europarlamentarja Doris Pack e cila kerkoi qe palet ta amendonin Kushtetuten ne menyre qe te kishin mundesi te nisnin hetimin per materialet zgjedhore dhe te prisnin nje vendim nga Gjykata Kushtetuese per fletet e votimit. Po keshtu PS si pasoje e ketij refuzimi hodhi poshte nje pike te draftit te pergatitur nga PE per zgjedhjet duke bere qe drafti te bjere dhe palet te mos kene nje zgjidhje apo dokument ku te referohen. E gjithe kjo situate u shoqerua me tension mes paleve dhe me pakenaqesine e shprehur hapur nga europianet ndaj qendrimeve te klases politike shqiptare. Ne tryezen e djeshme nuk munguan nga eurodeputetet as theniet se po te isha shqiptare do te isha turperuar me akuzat qe behen ne politike. Kjo deklarate u be nga ana e eurodeputetes Marije Cornelissen.
TensionetSeanca e fundit e mbledhjes se dyte te Komitetit te Stabilizim-Asocimit mes PE-se dhe paleve politike u shoqerua me tensione dhe me replika te forta nisur nga fakti se tema te diskutimit te saj ishin ekonomia dhe drejtesia e vendit. Debatet mes deputeteve te PS-se dhe PD-se ua humben ftohtesine edhe europianeve dhe e detyruan eurodeputeten Pack te largohej per disa minuta nga mbledhja pasi theksoi se nuk mund te vazhdojme me keshtu. Kjo gjendje eshte e patolerueshme. Jam shume e zhgenjyer nga ju. Debatet nisen kur ministri i Financave Ridvan Bode mbajti nje fjale ku foli me nota pozitive per sa u perket zhvillimeve ekonomike ne Shqiperi. Por ishte deputeti i PS-se Tauland Balla i cili theksoi se Shqiperia nuk kishte bere perparim por madje klima e biznesit ne vend po perkeqesohej me shume si rezultat i korrupsionit te bere nga familjaret dhe te njohurit e ministrave te kabinetit. Por debati dje ne tryeze mori tone me te ashpra ne kohen kur u fol per sistemin e drejtesise. Deputeti i PD-se Aldo Bumci fajesoi opoziten e cila sipas tij nuk ka pranuar te miratoje ndryshimet ne ligje te ndryshme te vendit te cilat do te kishin sjelle permbushjen e kritereve per reformen ne drejtesi. Por e menjehershme ka qene pergjigjja e deputetit te PS-se Sajmir Tahiri i cili ka theksuar se mazhoranca po rrezon per kritere politike kandidaturat e Presidentit Topi. Nga 13 te paraqitur per anetare te Gjykates se Larte dhe Kushtetuese nga kreu i shtetit jane rrezuar 11.
ZhgenjimiFjala zhgenjim u perdor me tepri dhe karakterizoi diten e dyte te tryezes se Komitetit Europian dhe pales shqiptare ashtu sic ndodhi edhe ne Bruksel pak muaj me pare. Duket se prania ne nje tryeze e deputeteve te dy forcave politike sjell konflikt dhe tension dhe akuzat sa vijne e shtohen kur ne tryeze jane edhe nderkombetaret. I gjithe tensioni i grumbulluar ne kater oret kur u mbajt kjo tryeze solli edhe rezultatin e pritshem mosmiratimin e nje drafti te perbashket nga palet dhe po keshtu ikjen me nxitim nga tryeza te delegacionit te PE-se me justifikimin se avioni i radhes per ne Bruksel nuk mund te priste me.