E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i Omonia-s ne Prokurorine e Korces

Naum Disho u pyet per rolin ne skandalin e Boboshtices. Nen hetim edhe nje firme ndertimi

Kryetari i deges se Omonia-s ne Korce Naum Disho eshte thirrur dje ne prokurori per tu pyetur ne lidhje me dhunimin varreve te vjetra te fshatit Boboshtice.

Edhe pse prokuroria ka qene e rezervuar per te thene emra te zyrtareve te Omonia-s te cilet jane marre ne pyetje per ceshtjen burime te sigurta konfirmuan se kryetari i deges Naum Disho ka shkuar dje ne prokurori per te dhene versionin e tij te ngjarjes. Mesohet gjithashtu se ne hetim eshte perfshire edhe nje firme ndertimi e kontraktuar nga organizata e minoritetit grek per te bere punime me beton dhe per te hapur territorin e varrezave me germime.

Hetimet e Prokurorise se Korces per skandalin e Boboshtices kane vijuar dje edhe me marrjen ne pyetje te banoreve te zones dhe muratoreve qe kane marre pjese ne punimet per betonimin e bazamentit te nje kryqi mbi varre dhe shtrimin e nje rrugice te betonte mes permes varrezes se vjeter.

Nga deshmite e deritanishme eshte saktesuar se personi qe ka hedhur kazmen e pare ne varreze ka qene Alqi Koroveshi. Ai ka nisur germimet ne vendin ku me pas do te kalonte rrugica e betonte dhe eshte pare nga roja e kishes i cili eshte perpjekur ta ndaloje. Por 44-vjecari nga fshati Polene ka thene se kishte urdher nga Omonia dhe nuk ka pranuar te nderprese punimet. Pas kesaj roja i kishes ka njoftuar priftin e Boboshtices Jani Trebicka i cili ka kercenuar se do te therriste policine nese punimet ne varreze nuk ndaleshin.

Per tri dite askush nuk punoi ne varreza. Por pas tri ditesh Koroveshi me disa punetore te tjere u shfaqen prape ne kodren e varreve te vjetra kesaj radhe te shoqeruar nga njerez te Omonia-s. Nuk konfirmohet nese organizata e minoritetit kishte mundur te bindte priftin Trebicka por punimet filluan perseri madje me intensitet te larte. Kjo ndodhi rreth tri jave para festes greke te 28 tetorit kur ne varreze shkuan shume punetore mjete te tonazhit te rende dhe sic deklarojne deshmitaret edhe gra per te bere pastrimin e varrezes.

Aty u punua intensivisht qe varreza te ishte gati per festen me shkallet e betonit dhe bazamentin qe greket te mos shkelnin mbi varre.

Nga deshmite e banoreve rezulton se eshte punuar mbi varreze duke dhunuar vendin ku kane qene te varrosur te paret. Madje banoret thone se eshtrat u shfaqen ne siperfaqe qe ne ditet e para te punimeve ndaj dhe pati debate. Por me nderhyrjen e Omonia-s punetoret nuk i shqetesoi me askush deri sa perfunduan punen per te cilen ishin paguar dhe u siguruan grekeve nje ceremoni komode ne memorialin e ushtarit te tyre te vrare 70 vjet te shkuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›