Parlamenti Europian debaton për Shengenin

Në mesin e krizës ekonomike duket se BE tani po tronditet edhe në lëvizjen e lirë. Anëtarët e Parlamentit Evropian të zemëruar kanë kërcënuar se do të ndërpresin marrëdhëniet me presidencën pas një vendimi nga ana e shteteve anëtare për të kërkuar përjashtimin e parlamentit nga vendimmarrja që mundëson rikthimin e përkohshëm të kufijve të brendshëm duke kërcënuar seriozisht lirinë e lëvizjes.
"Që në 7 qershor, Kryesia danez nuk është më një bashkëbisedues i besueshëm", tha eurodeputeti francez i qendrës së djathtë Joseph Daul, i cili kryeson grupin më të madh e parlamentit. Duke vendosur njëanshmërisht, kundër opinionit të Komisionit, Ministrat e Brendshëm morën një vendim tërësisht të papranueshëm për grupin e PPE-së" tha Daul.
Hanes Svoboda, kreu austriak i qendrës së majtë e akuzoi presidencën daneze të BE-së se po shkon poshtë një rrugë të rrezikshme.
Udhëheqësi Liberal Guy Verhofstadt e quajti vendimin një "turp" e ndërsa të tjerët duan të kundërshtojnë vendimin përpara Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.
Edhe presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso ka shprehur keqardhje për këte vendimi: "Ky është një sinjal i gabuar në kohën e gabuar, që ka të bëjë me një prej çështjeve thjemelore të Evropës".
Ishte Danimarka ajo që verën e vitit të shkuar vendosi për një kohë të shkurtër kontrollet kufitare duke shkaktuar debate të ashpra. Së fundi edhe ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich, ka kërkuar një rregullim më të mirë të rregullave të parashikuara me marrëveshjen e Shengenit.