E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA po lufton me zjarret, mijëra ha tokë nën flakë

Me qindra zjarrfikës janë vënë në lëvizje për të vënë nën kontroll dy zjarret më të mëdha që kanë përfshirë ndonjëherë Shtetet e Bashkuara. Në Kolorado dhe New Meksiko flakët kanë përfshirë me mijëra hektarë tokë dhe shtëpi. Ndërsa një grua ka mbetur e djegur nga flakët në Denver. Zjarre më të vegjël janë regjistruar edhe në nëntë shtete të tjera perëndimore, të njohura për thatësirën e kësaj stine, si Jutah, Kalifornia dhe Arizona.
Me qindra banorë janë detyruar të evakuohen, ndërsa tymi i flakëve ka formuar një re të zezë në shumë qytete.
Nga ana e tij, presidenti Barack Obama ka telefonuar guvernatorët e dy shteteve më të prekura, duke iu ofruar ndihmë nga forcat federale.
Rreth 600 zjarrfikës kanë shkuar në vendet e përfshira nga flakët.
Ndërkohë në Neë Mexico flakët kanë përfshirë 25,600 hektarë tokë dhe janë dëmtuar ose shkatërruar rreth 35 shtëpi .
Zyrtarët në Nju Meksiko gjithashtu konfirmuan se qindra banorë ishin evakuar nga qyteti i Ruidoso ndërsa qytetet të tjera rrezikojnë të preken nga flakët. Guvernatorja e New Mexico Susana Martinez ka mobilizuar 100 trupa të Gardës Kombëtare për të ndihmuar me përpjekjet e evakuimit.
Aktualisht, zjarret nuk janë vendosur ende nën kontroll. Sipas vlerësimeve paraprake, dëmi ekonomik ka shkuar në qindra miliona dollarë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›