Parlamenti Europian deshton ne menyre te bujshme ne Tirane
Eljona Ballhysa
Parlamenti Europian ka deshtuar serish dje per ti dhene nje zgjidhje krizes se tejzgjatur politike ne Shqiperi. Pas dy dite perpjekjesh dje ka perfunduar pa arritur te miratoje nje deklarate te perbashket mbledhja e Komitetit Nderparlamentar per Stabilizim-Asocimin mes Shqiperise dhe BE-se. Mbledhja e djeshme e cila ka zgjatur perreth tri ore eshte karakterizuar nga debate te ashpra mes pozites dhe opozites persa u perket ceshtjeve te rendesishme si zhvillimi ekonomik lufta kunder korrupsionit reforma ne Drejtesi dhe hetimi i zgjedhjeve. Ne perfundim te takimit palet nuk kane rene dakord me tekstin e deklarates qe duhej te ishte e perbashket. Shkak per kete eshte bere qendrimi kunder i Partise Demokratike ndaj propozimit te bere nga eurodeputetja e djathte qe njihet si mbeshtetese e PD-se Doris Pak. Ajo propozoi ngritjen e menjehershme te komisionit hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit hapjen dhe hetimin e kutive te materialeve zgjedhore dhe mosdjegien e fleteve te votimit derisa te jape nje vendim Gjykata Kushtetuese. Ky propozim i znj. Pak ka gjetur mbeshtetjen e opozites socialiste dhe te europarlamentareve te tjere te pranishem ne delegacion por nuk eshte pranuar nga PD-ja. Sipas deputeteve demokrate kjo bie ne kundershtim me Kodin Zgjedhor i cili parashikon djegien e fleteve te votimit ne rast se hapen kutite e materialeve zgjedhore. Ky qendrim i PD-se ka sjelle nje reagim te ashper te europarlamentares Pak e cila ndersa ka shprehur zhgenjimin per mosgjetjen e kompromisit ka braktisur mbledhjen.
Europarlamentaret
Si Doris Pak ashtu dhe kreu i Delegacionit te PE-se Eduard Kukan jane shprehur te zhgenjyer per qendrimin e politikaneve shqiptare. Kemi 20 vjet qe shohim te njejten praktike. Jam shume e zhgenjyer po tregoni mungese serioziteti. Te isha shqiptare do te ndihesha e turperuar. Ky Kod Elektoral u be dhe une e mbaj mend mire kunder Metes nga PS-ja dhe PD-ja. Perse nuk uleni bashke ta ndryshoni kete nen te Kodit dhe te dilni nga ngerci Bejeni dhe siguroni materialet zgjedhore. Qeveria ka garantuar kuti te reja pra nuk eshte kjo ceshtja. Zgjidheni perfundimisht ceshtjen e djegies dhe mosdjegies sepse nuk eshte kjo e rendesishme - eshte shprehur Doris Pak. Ndersa Kukan tha se mosgjetja e kompromisit mes paleve eshte nje mesazh i keq per Bashkimin Europian i cili diskuton javen e ardhshme statusin per Shqiperine. Jam i zhgenjyer sepse per here te dyte nuk arritem te siguronim nje dokument te perbashket. Po behet rutine kjo dhe eshte shume keq. Eshte e nevojshme te vazhdohet dialogu politik. Javen e ardhshme do te jepet progres-raporti dhe opinioni nga Komisioni Europian. Kjo qe ndodhi ketu nuk eshte lajmi i mire qe i duhej Shqiperise para ketyre ngjarjeve. Eshte nje mesazh i keq per Europen qe nuk u arrit pas dy ditesh pune nje konsensus prej pales shqiptare - eshte shprehur Kukan pas takimit.
Ne nje njoftim per shtyp europarlamentari Kukan ka bere te ditur se e ardhmja e Shqiperise ne BE eshte ne duart e shqiptareve ndaj dhe ne inkurajojme qeverine dhe opoziten shqiptare te bashkepunojne dhe te bejne ceshte e mundur per te arritur nje marreveshje per te dale nga situata aktuale politike ne perputhje me Kushtetuten dhe ne respekt te principit te transparences. Me tej Kukan ka vene theksin ne domosdoshmerine e realizimit te reformes ne sistemin e Drejtesise dhe luften me zero tolerance ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar. Po keshtu Kukan kerkoi garantimin e pavaresise se institucioneve te Drejtesise larg nga cdo presioni politik duke e cilesuar kete kusht prioritar per integrimin.
Debati
Gjate mbledhjes se dyte te Komitetit Nderparlamentar te Stabilizim-Asocimit perfaqesuesit e maxhorances dhe te opozites nuk kane hequr dore nga debati me njeri-tjetrin. Ministri i Financave Ridvan Bode ka debatuar me ish-ministrin socialist te Financave Arben Malaj persa i perket situates ekonomike ne Shqiperi. Bode nga ana e tij theksoi se kete vit Shqiperia perballoi krizen dhe pavaresisht krizes qe perfshiu shume vende sipas Bodes ekonomia shqiptare njohu rritjen me te larte. Por i menjehershem ka qene reagimi i Malajt qe theksoi se pavaresisht se qeveria e ka te lehte te manipuloje statistikat eshte e veshtire fshehja e situates reale. Sipas tij papunesia eshte e strukturuar ne masen 138 ndersa deficiti publik eshte shqetesues.
Deputeti socialist Saimir Tahiri ngriti si shqetesim hapat mbrapa qe jane ndermarre ne sistemin e Drejtesise duke sjelle ne vemendje qendrimin e maxhorances me dekretet e presidentit Topi per anetare te Gjykates Kushtetuese dhe asaj te Larte. Ne Parlament shkelet Rregullorja e Kuvendit dhe manipulohet vota. Ne Parlament ka mungese transparence dhe eshte e qarte se maxhoranca me keto manovra synon zaptimin e Gjyqesorit. Shqiperia rrezikon kapjen e shtetit - eshte shprehur Tahiri. Socialisti Taulant Balla nisi te hedhe akuzat se maxhoranca eshte e zhytur ne korrupsion.
Pas mbledhjes vazhduan replikat PD-PS per mosarritjen e nje deklarate te perbashket
Pas mbledhjes se Komitetit te Stabilizim-Asocimit Partia Socialiste akuzoi gjate nje deklarate per shtyp te mbajtur nga Valentina Leksaj perfaqesuesit e PD-se per mosarritjen e nje deklarate te perbashket. Sipas Leskajt maxhoranca ne kete takim deshmoi mungesen e vullnetit per zgjidhjen e ngercit politik mese njevjecar duke refuzuar te miratoje nje amendament te propozuar nga eurodeputetja Doris Pak nje mbeshtetese e hershme e Partise Demokratike ne PE. Ne shkuam me vullnetin per te arritur nje kompromis per zgjidhjen e krizes politike por ne fakt u perballem me nje mungese vullneti te maxhorances andaj ishte kaq i befasishem refuzimi nga ana e PD-se i propozimit te bere per zgjidhjen e krizes nga deputetja e Parlamentit Europian Doris Pak - theksoi Leskaj. Sipas Leskajt Doris Pak propozoi nje amendament qe mbeshtetej ne Rezoluten e PE-se dhe ne frymen e ofertes se re te PS-se qe kerkon ngritjen e komisionit hetimor parlamentar dhe transparencen e kutive te materialeve te votimit. Pas deklarates se Leskajt erdhi reagimi i deputetit demokrat Fatos Beja. Ai tha se PD-ja nuk e rrezoi amendamentin e zonjes Pak por kerkoi qe atij amendamenti ti behej nje shtese qe nuk u pranua nga PS-ja. Pas deklarates se Bejes reagoi serish PS-ja nepermjet deputetit Ilir Beqja. Ky i fundit tha se demokratet u terhoqen me porosi te Sali Berishes dhe po me porosi te tij dalin e genjejne.
6 Nentor 2010