E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Ministri Basha shkel afatet per listat e zgjedhesve OSBE-ja te garantoje transparencen



Eneida Jacaj - Kreu i Partise Socialiste Edi Rama ne takimin e perjavshem me gazetaret dje e akuzoi ministrin e Brendshem Lulzim Basha per shkeljen e te gjitha afateve per listat paraprake te zgjedhjeve vendore. Tejkalimi i afatit sipas Rames tregon qarte se eshte duke u pergatitur deformimi i ketyre zgjedhjeve. Me tej lideri i opozites i beri thirrje maxhorances te pranoje oferten e PS-se per transparencen e zgjedhjeve te kaluara. Ai nenvizoi se oferta eshte ne perputhje me Rezoluten e Parlamentit Europian e cila eshte e vetmja per ta nxjerre vendin nga kriza.
Listat
Shefi i socialisteve deklaroi se projekti i regjistrimit te popullsise rrezikon te manipulohet nga qeveria pasi sipas tij nje grup njerezisht te komanduar nga ministri Basha mund te hyjne ne sistemin e gjendjes civile. Ndersa persa i perket vete vonesave te listave te zgjedhesve kryesocialisti Rama deklaroi se ka paraqitur ankese prane OSBE-se. Sipas tij OSBE-ja nuk duhet te heshte me por duhet te garantoje transparencen e zgjedhjeve qe ato te moskeqperdoren nga pushteti. Prej 11 ditesh jane shkelur te gjitha afatet per listat paraprake dhe Lulzim Basha eshte pergjegjesi i drejtperdrejte per fillimin e deformimit te procesit te ardhshem zgjedhor ne te njejten rruge pa krye qe deformoi tjetrin - u shpreh Rama duke shtuar OSBE-ja nuk mund te heshte me per kete ceshtje dhe as te mjaftohet me me perseritjen e recetes se vjeter zgjedhore e cila nuk ka asnje efekt cudiberes qe garanton procesin zgjedhor. I jam ankuar OSBE-se qe te garantoje transparencen e domosdoshme per nje projekt qe rrezikon te keqperdoret nga Lulzim Basha dhe Ferdinand Pone per te manipuluar procesin zgjedhor. Sipas Rames Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile eshte sot nje bunker pa asnje akses dhe mundesi per transparence. Vetem nje grusht njerezish te komanduar nga Lulezim Basha kane kompetence te hyjne ne sistem dhe askush nuk i kontrollon - tha Rama. Ai shprehu shqetesimin se asnje njesi vendore nuk di se kush jane qytetaret qe largohen prej asaj njesie dhe nuk mund ta beje kete verifikim ne menyre sistematike si kudo ne bote.
Oferta
Duke u ndalur te ceshtja per zgjidhjen e krizes politike kryesocialisti Rama theksoi se opozita e ka bere oferten e saj edhe per hapjen e rruges se reformes zgjedhore. Sipas tij kjo oferte duhet lexuar dhe pranuar nga qeveria sepse nuk ka rruge tjeter per ta nxjerre vendin nga kjo situate. Oferta jone e re bazohet mbi Rezoluten e Parlamentit Europian dhe zbatimit te saj ne realitetin e Parlamentit shqiptar. Kerkohet hetim qe garanton transparencen e nevojshme dhe hapjen e rruges per procesin e reformes zgjedhore pasi te jene hapur kutite e materialeve zgjedhore - tha Rama duke shtuar Kjo oferte e re duhet lexuar kuptuar dhe duhet pranuar nga qeveria sepse ska asnje mundesi tjeter per ta zgjidhur kete krize qe i ka rrenjet te kutite e Ruzhdieve te 28 qershorit te shkuar dhe qe pa pike dyshimi eshte me nje fuqi gravitacionale mbi procesin e ardhshem zgjedhor.
Statusi i vendit kandidat
Kryesocialisti Rama beri pergjegjes kryeministrin Sali Berisha edhe per deshtimin ne marrjen e statusit te vendit kandidat per ne Bashkimin Europian. Europa heq murin e vizave per shqiptaret por i ve vize aplikimit te qeverise shqiptare per statusin e kandidatit per arsye te krimit korrupsionit te nje krize politike per te cilen ne bejme pergjegjes ekskluziv Sali Berishen i cili ka deshtuar - tha Rama. Duke u ndalur te dekretet e presidentit Bamir Topi per anetaret e Gjykates Kushtetuese Rama tha se maxhoranca tregoi vullnetin e saj antiligjor ne drejtim te institucioneve te pavarura. Cfare reforme zgjedhore duhet per te zbatuar Kushtetuten dhe per te zgjedhur kandidatet per Gjykaten Kushtetuese cila reforme mungon dhe cili ligj mungon qe dekretet e Presidentit te trajtohen ne kohe dhe te miratohen ne kohe nga Parlamenti i Shqiperise Shqiperia sot jeton deshtimin e Berishes dhe duke mos pasur me kurajen tu tregoje shqiptareve duart ben perdite perbaltjen e opozites per ti thene shqiptareve se jemi te gjithe njesoj - tha Rama.

Berisha ne Kucove Heqja e vizave eshte pergjigje e merituar per reformat e qeverise

6 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›