E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti Evropian ka kerkesa per takimin e G-20-es

Per pjesen me te madhe te Parlamentit Evropian Komisionit dhe shteteve anetare G-20 eshte kuadri i rendesishem per te zgjidhur probleme te ekonomise boterore. Sekretari belg i shtetit ne Keshillin Evropian Olivier Chastel levdon ne emer te presidences se Keshillit Evropian punen e deri tanishme te G-20. Ajo duhet te vazhdoje.

Seuli duhet te sjelle pershpejtimin e perpjekjeve per nje rritje te vazhdueshme te ekuilibruar dhe te fuqishme. Ne ndodhemi ne rrezikun qe aktualisht mund te humbasim hovin ekonomik.

Kerkohet ruajtja e ekuilibrave

Edhe presidenti i Komisionit Jos Manuel Barroso kerkoi nga takimi i G-20 vendosmeri.

Takimi zhvillohet ne nje moment kritik. Ai do te jete prove per te treguar nese G-20 mund te sjelle koordinimin qe i duhet ekonomise se botes. Ne duhet te veprojme dhe kooperojme se bashku. Kjo do te thote qe te kuptojme se mungesa e ekuilibrave ne bote perben shqetesim per te gjithe dhe se te gjitha ekonomite e medha popullore duhet te japin kontributin per arritjen e zgjidhjes.

Me mungese ekuilibri ai ka parasysh vendet si Kina qe kane eksporte te medha ose vende si SHBA me deficite te medha. Komisari i BE-se per ekonomine Olli Rehn u beri thirrje vendeve me superprodhim qe te bejne me shume per kerkesat brenda vendit. Kurse vendeve me deficite i beri thirrje qe te perqendrohen tek rritja e eksporteve. Mungesa e ekuilibrave krijohet edhe nga monedhat. Ne keto momente eshte duke u rritur tendenca qe vendet e medha te mbajne ne menyre artificiale monedhen e tyre ne vlere te ulet per te shtuar eksportet ne kurriz te te tjereve. Kjo vlen per Kinen por edhe per vende te tjera.

Evropianet pretendojne te marrin rol kryesues ne G-20. Por ato mund ta bejne kete vetem nese bien dakord midis njeri - tjetrit.

Autor Christoph Hasselbach/Aida Cama

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›