Parlamenti Evropian kundershton planet per rifutjen e kontrollit kufitar ne Shengen

Shumica e parlamentareve evropiane jane te indinjuar qe parimet baze te bashkimit evropian tronditen kaq shpejte. Levizja e lire e qytetareve brenda Evropes nuk mund te demtohet kaq lehte thote konservatori deputeti evropian i Unionit kristiansocial Manfred Weber bdquoShengeni eshte nje nga arritjet me te medha te projektit tone te perbashket evropian. Qytetaret e ndiejne kete perdite kur ndodhen neper rruget e Evropes. Ne do e mbrojme kete princip ne Parlamentin Evropian.
Shtete te tjera te BE-se thote politikani evropian i Unionit Kristiansocial kane marre ne te kaluaren shume me teper refugjate dhe nuk e kane ngritur zerin sic beri se fundi Franca dhe Italua me trajtimin e refugjateve nga Afrika Veriore. Edhe kryetari i fraksionit te socialdemokrateve ne Parlamentin Evropian Martin Schulz sheh ne diskutimet per rifutjen e kontrollit tendenca shqetesuese bdquoFryma evropiane po humbet.
Bildunterschrift Flash-Galerie Berlusconi und Sarkozy zu Schengen
Nese 400 mije refugjate nga Libia mberrijne ne Tunizi atehere kjo ne fakt do te shkaktoje nje drame refugjatesh. Por drame nuk eshte nese 20 mije refugjate nga Afrika veriore mberrijne ne BE nje komunitet i perbere nga 27 vende. Per kete nuk eshte e nevojshme qe te behen ndryshime ne Marreveshjen e Shengenit thote Martin Schulz ne pleniumin e mbajtur ne Strazburg. Ne Kampionatin Boteror te futbollit ne vitin 2006 u futen perkohesisht kontrolle kufitare per tu mbrojtur prej huliganizmit.
bdquoNuk ekziston asnje domosdoshmeri qe te perkrahen dy kryetare qeverish me tendenca populiste qe te ndodhur ne veshtiresi ne vendet e tyre kerkojne te gjejne rrugedalje kerkojne qe ne te leshojme deklarata te tilla.
Me deklarata te tilla kihet parasysh nje deklarate e Komisionit Evropian e leshuar javen e kaluar. Ne te Komisarja per ceshtjet e brendshme Cecilia Malmstroumlm thekson se ne raste situatash ekstreme refugjatesh duhet te jete i mundur ndryshimi i Marreveshjes se Shengenit. Per kete Komisioni i BE-se morri diten e marte 10.5. kritika te medha. Liberali belg Guy Verhofstadt akuzoi presidentin francez Nicolas Sarkozy dhe kolegun e tij italian per luatjen e nje loje te keqe. bdquoKy eshte nje ping-pong i dy qeverive qe Berluskoni dhe Sarkozi luajne ne kurriz te refugjateve qe jane ne nevoje.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Parlamenti Evropian
Ekologjisti Daniel Cohn-Bendit paralajmeroi Francen per tendencat rraciste te shfaqura nga policia e cila ka zvarritur refugjatet tuniziane.
Diten e enjte 12.5 ministrat e brendshem te Bashkimit Evropian do te keshillohen nder te tjera edhe per Marreveshjen e Shengenit. Ministri i Brendshem gjerman Hans-Peter Friedrich perkrah inisiativen e Frances dhe Italise per rishikimin e Marreveshjes se Shengenit.
Autor Cai Rienaumlcker
RedaktoiAida Cama