Interviste me Peter Sloterdijk

DW-WORLD.DE Zoti Sloterdijk ne televizion ekziston nje emision Kuarteti filozofik dhe me filozofine ne ndeshemi gjithnje e me shume ne fejtonet e gazetave te medha dhe ne radio. Pse eshte kaq e kerkuar aktualisht filozofia
Peter Sloterdijk Une nuk jam i sigurte nese do ta mbeshtes diagnozen tuaj qe filozofia eshte shume e kerkuar. Po te kujtoni kohet kur jetonin dhe ishin ne kulmin e prodhimtarise autore si Albert Camu-ja dhe Zhan Paul Sartre te themi ne vitet 50 dhe 60- ne kete kohe mund te thuash qe filozofia ka luajtur nje rol zyrtar. Per momentin ajo me duket se eshte shume shume e menjanuar. Ne kemi nje sistem arti i cili lulezon fort. Ne kemi nje ambjent kulturor te gjere per rinine nje ambjent masiv kulturor. Filozofia luan sipas perceptimit tim vetem nje rol dekorativ ne sfond. Natyrisht qe ftohen here pas here edhe filozofe por shumicen e hereve ne rubrikat Extra ose Veshtrimi nga jashte.
DW-WORLD.DE Me kete ju e pakesoni rendesine tuaj. A nuk eshte detyra e nje filozofi sot thjesht nje tjeter Filozofet sot nuk jane me njerezit e terhequr qe mendohen e shkruajne per vete por njerez si ju i cili me tezat e tijmendimet e tij per politiken dhe teknologjine e gjeneve del ne opinion dhe regjistrohet keshtu nga publiku.
Peter Sloterdijk Kjo eshte e drejte. Po une perpiqem ta pershkruaj gjendjen si do te ishte po te mos isha une. Per momentin une jam nje njeri qe dallohet nga te tjeret i cili ze nje pozicion krejtesisht jo te zakonshem. Po te veresh gjithe pjesen tjeter te fushes do te vesh re se nuk ndodh shume me teper se kaq. Ne Ruumldiger Safranski dhe une kemi themeluar nje tip te ri te filozofit jashteakademik shkrimtar 20 vitet e fundit ne token gjermane. Por po te na heqesh ne kush mbetet tjeter Kemi disa fejtoniste te cilet ofrojne pak filozofi dhe ne teresi kemi nje filozofi akademike e cila punon pak a shume pa qejf dhe qe nuk arrin ta kryeje kontaktin si ure me ceshtjet e pergjithshme. Kjo eshte gjendja e puneve.
DW-WORLD.DE Cfare duhet te jete ne gjendje te beje filozofi ne kohen e sotme
Peter Sloterdijk Une mendoj qe sot mund te besh filozofi me kuptim vetem po te ringjallesh traditen sofiste te -te-qenit-ne-gjendje-per-te-marre-pjese ne cdo debat. Kjo do te thote qe neve na nevojitet me teper shkollim ne retorike ne duhet te bashkojme te njerezit shume me teper mjeshteri te jeteses mjeshteri te politikes mjeshteri te shkences mjeshteri te artit. Ne duhet ti terheqim serish filozofet shumegaristet e mjeshterise dhjetegaristet e disiplines teorike.
Bildunterschrift Prof. Dr. Peter Sloterdijk
DW-WORLD.DE Ata mund te behen edhe keshilltare ne nje kohe te zhgenjimit nga politika te lodhjes nga feja
Peter Sloterdijk E gjitha kjo shpaloset ne nje spekter shume te gjere te kompetencave te reja. Une besoj se spektri i kontakteve profesionale per filozofet kur nuk duan te behen akademike nuk ka qene kurre kaq i gjere sa sot. Qe nga Keshillimi i Menaxhereve deri ne drejtimin e nje banke- ata mund te bejne thuajse gjithcka.
DW-WORLD.DE Po edhe mendime duhet te zhvilloje akoma filozofi
Peter Sloterdijk Ai nuk ben gje tjeter. Filozofet jane prodhues te koncepteve. Kjo eshte manifaktura e tyre. Ata jetojne ne nje punishte ne te cilat zhvillohet me tej bota e koncepteve te cilat ekzistojne. Dhe kjo eshte lidhja e brendshme me veprimtarine e dizajnuesit. Sepse dizajn nuk do te thote asnjehere qe nje gje te shpiket nga e para por qe objektet qe ekzistojne te rimendohen nga themeli si te thuash qe nga molekula ne menyre qe pamja e jashtme e tyre te ndryshoje edhe njehere megjithese parimi i perdorimit si i tille duket se tashme eshte zhvilluar njehere e pergjithmone.
Shumica e koncepteve me sa duket jane te dhena ne nje vokabular te pergjithshem te njohura prej kohesh. Por po te shohesh me nga afer nje koncept dhe ta perpunosh ate ai mund te ndertohet edhe me tej. Ky lloj pune duhet te behet gjithnje nga e para. Prandaj ne jetojme ne epoke e dizajnit dhe te punes mbi konceptet ne kryejme rishpikjen permanente te botes nen premisen se ajo tashme ekziston dhe megjithate nuk mjafton keshtu qe te kemi gjithmone shkak per ta nisur punen nga e para.
DW-WORLD.DE Sot duhen gjetur ndoshta koncepte dhe fjale krejt te reja. Per momentin ne bote ndodhin shume gjera katastrofa si Fukushima per te cilat as nuk na ka shkuar mendja se mund te ndodhnin. Ketu njeriut i mungojne shpesh konceptet dhe fjalet.
Peter Sloterdijk Ketu mungojne koncepte ne radhe te pare ne kuptimin e te te lenit pa goje po te kesh parasysh se cfare duhet te perballosh. E gjithe puna e kultures eshte nje rivleresim postkatastrofik. Qe prej 5000 vjetesh perpiqen njerezit te perfytyrojne dhe derdhin ne fjale ate qe ka ndodhur ne epoken e permbytjes ne katastrofat e kohes se bronzit. I gjithe procesi i civilizimit eshte nje rivleresim i ngjarjeve katastrofike qe shenojne kthesa. Dhe kur per nje kohe te gjate nuk ndodh asgje atehere krijohet nje lloj qetesie e genjeshtert prej se ciles per momentin ne jemi te ftuar te zgjohemi serish. Ne kete kuader mund te thuash qe ne jetojme ne nje kohe te mire sepse ajo ben shume per imperativin e zgjimit.
Intervisten e zhvilloi Gaby Reucher
RedaktoiAida Cama