Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Shqipërinë: Aleate e rëndësishme gjeopolitike dhe partnere e besueshme
Parlamenti Evropian ka miratuar këtë të mërkurë rezolutën për Shqipërine, duke e cilësuar si aleate të rëndësishme gjeopolitike dhe partnere të besueshme.
Eurodeputetët e Komitetit të Punëve të Jashtme kanë diskutuar fillimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe i bëjnë thirrje vendit që të fokusohet më shumë në agjendën e reformave të Bashkimit Evropian.
Në raportin , i cili u miratua me 52 vota pro, 5 kundër dhe 10 abstenime, thuhet se ”Shqipëria është një partnere e besueshme e politikës së jashtme dhe mbetet një aleate e rëndësishme gjeopolitike, falë përpjekjeve të saj për të çuar përpara bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”.
Eurodeputetët kanë vlerësuar gjithashtu faktin që qeveria e shqiptare ka përforcuar strukturën koordinuese për integrimin në evropë dhe rolin e parlamentit në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Megjithatë, Parlamenti Europian ka patur disa kërkesa kundrejt udhëheqësve të vendit tonë. PE rekomandoi se qeveria e shqipërisë “duhet të garantojë lirinë e medias, të fuqizojë shoqërinë civile, të garantojë të drejtat themelore dhe të drejtat e pakicave, përfshirë komunitetin LGBTI+, si dhe të forcojë bashkëpunimin e saj me institucionet e BE-së”.
Në raport theksohet gjithashtu se “qeveria duhet të avancojë më tej agjendën e reformave të BE-së në bashkëpunim me opozitën dhe të gjitha segmentet e shoqërisë”.
Eurodeputetët kanë vënë në dukje edhe faktin që Shqipëria është bërë shpesh shënjestër e sulmeve kibernetike dhe dezinformimi rus. Ata i kanë rekomanduar qeverisë së vendit që të forcojë infrastrukturën e saj të cilën e cilësojnë kritike, sigurinë kibernetike dhe masat e tranzicionit energjik.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
