Parlamenti: Gjobat minimale dyfishohen, maksimalet trefishohen
Me konsensusin e të dy palëve, Parlamenti miratoi dje ndryshimet në Kodin Rrugor, të cilat rrisnin masat e gjobave të qarkullimit rrugor. Fillimisht ka qenë Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese që për një orë diskutoi propozimet e paraqitura nga opozita dhe nga institucionet e tjera ndryshimet në Kod siç ishin rritja e nivelit të gjobave si dhe diferenca ndërmjet kufirit minimal dhe maksimal. Në përgjithësi Parlamenti miratoi dje dyfishimin e kufirit minimal të të gjitha gjobave dhe trefishimin e kufirit maksimal. Ndryshimet parashikojnë edhe pikëzimin e patentës. Një tjetër ndryshim i përshkruar shkurtimisht në ligj, por që do të prekë shumë gjerësisht drejtuesit e mjeteve është mos falja e gjobave. Gjobat apo kundravajtjet administrative nuk parashkruhen,- thuhet në ligj në një kohë që ligji i vjetër i falte gjobat pas një afati prej një ose dy vitesh.
Tashmë ligji do të dërgohet për dekretim tek Presidenti i Republikës dhe nëse ai e miraton do të publikohet në fletoren zyrtare. Pjesa më e madhe e ndryshimeve do të hyjnë në fuqi dy javë pas publikimit në fletoren zyrtare, pra në ditët e para të vitit 2012. Ka edhe nga ato ndryshime që do të hyjnë në fuqi pas disa muajsh.
Sipas parlamentit, niveli i ri i gjobave synon uljen e numrit të aksidenteve në rrugët e Shqipërisë ndërsa ulja e diapazonit midis nivelit minimal dhe maksimal të gjobave synon të ulë nivelin e korrupsionit në radhët e forcave të Policisë së Shtetit. Në draftin e saj, Policia kërkonte katërfishimin e të gjitha gjobave aktuale. Por deputetët e opozitës dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile ngritën shqetësimin e nivelit të lartë të gjobave dhe veçanërisht të hapësirave që i lihet efektivëve për përcaktimin e masës së gjobës.
Drejtuesit e automjeteve do të duhen të tregohen më të kujdesshëm edhe përkundrejt përdorimit të pijeve alkoolike. Me ndryshimet e reja, të gjithë ata që do të kapen nën efektin e lëndëve alkoolike apo të drogës do të përballen me gjoba tepër të rënda, dhe në disa raste edhe me heqje të lejes së drejtimit apo me burg. Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord që përdoruesit e alkoolit ti ndajnë në dy kategori. Në grupit e parë përfshihen ata të cilët janë nën ndikimin e alkoolit ku gjobat ndonëse dyfishohen, janë më të lehta. Ndërsa në grupin e dytë futen ata të cilët janë në gjendje të dehur. Me evidentimin e gjendjes së dehur, punonjësit e policisë do të autorizohen që të ndalojnë udhëtimin e mëtejshëm duke konfiskuar makinën. Edhe ata që mendojnë se do tia hedhin kollaj nga pagesa e gjobave, do të bëjnë mirë që të tregohen më të kujdesshëm pasi është hequr parashkrimi, çka do të thotë gjobat do i kenë për të gjithë jetën.
Gjobat e shpejtësisë
Mosrespektimi i kufijve minimalë të shpejtësisë ose i kufijve maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë.
Kalimi i shpejtësisë me më shumë se 10 km/orë dhe jo me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga katër mijë deri në dymbëdhjetë mijë lekë.
Shkelja me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga 10 mijë deri në 30 mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga një deri në tre muaj. Për ata që kanë lejedrejtimi prej më pak se 3-vjetësh, pezullimi i lejedrejtimit bëhet për tre deri në 6 gjashtë muaj.
Për shkelje shpejtësisë maksimale ndëshkohet me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë kjo kategori:
a) ciklomotori: 30 km/orë
b) automjete ose motomjete që përdoren për transportin e mallrave të rrezikshme, kur udhëtojnë të ngarkuar: 50 km/orë jashtë qendrave të banuara; 30 km/orë brenda qendrave të banuara;
c) makina bujqësore dhe makina teknologjike: jashtë qendrave të banuara 40 km/orë dhe 20 km/orë brenda qendrave të banuara, kur kanë rrota pneumatike ose sisteme të tjera të barasvlershme;15 km/orë në gjithë rastet e tjera…
f) autobusë dhe trolejbusë me peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë më të madhe se 8 tonë: 70 km/orë jashtë qendrave të banuara, 35 km/orë në qendrat e banuara, 90 km/orë në autostradë;
g) automjete të destinuara për transportin e mallrave ose për përdorime të tjera, me peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë më të madhe se 3.5 tonë dhe deri në 12 tonë: 70 km/orë jashtë qendrave të banuara; 90 km/orë në autostradë;
h) automjete të destinuara për transportin e mallrave ose për përdorime të tjera, me peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë më të madhe se 12 tonë: 60 km/orë jashtë qendrave të banuara; 80 km/orë në autostradë;
i) kamionë me peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë më të madhe se 5 tonë që përdoren për transportin e njerëzve sipas Nenit 81, pika 6: 70 km/orë jashtë qendrave të banuara; 80 km/orë në autostradë;
l) makina ngarkim-transporti kur udhëtojnë me ngarkesë të plotë: 30 km/orë në qendrat e banuara; 60 km/orë jashtë qendrave të banuara.
Gjobat për drejtimin në rrugë
Qarkullimi në kundravajtje në kthesat, në rakordimet konvekse ose ndonjë rast tjetër me fushëpamje të kufizuar, ose që e përshkon karrexhatën ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë.
Për pozicioninimin e mjetit në rrugë si mos ruajtja e krahut, kalimi i shpejtësinë në zonat urbane, pranë shkollave, kundravajtje në kthesa, në rakordimet konvekse ose në ndonjë rast tjetër me fushëpamje të kufizuar, ose që e përshkon karrexhatën kundravajtje dënohet me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.
Për shkelje të qarkullimit të mjeteve në rreshta paralele gjobat variojnë nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë.
Për mosrespektim të përparësisë gjobat do të jenë nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë.
Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor ose orientimit të policit të trafikut, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë.
Shkelje të rregullave në kalimet në nivel ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë.
Parakalimi dhe ndriçimi
Për parakalimet e gabuara gjobat janë nga një mijë deri në tre mijë lekë.
Për shkelje të ndalimit të parakalimit gjobat do të jenë nga një mijë deri në katër mijë lekë. Kur nuk zbatohen ndalimet e parakalimit nga drejtuesit e autotrenave, gjysmërimorkiatorëve dhe artikularëve parakalimi i autotrenave, gjysmërimorkiatorëve, artikularëve dhe kamionëve, gjobat do jenë nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë.
Shkelja e largësisë së sigurisë ndërmjet mjeteve ndëshkohet me gjobë nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë.
Mosrespektimi i sinjalizimit pamor dhe ndriçimit të mjeteve ndëshkohet me gjobë nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë.
Përdorimi në mënyrë të gabuar sistemeve të sinjalizimit me ndriçim, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.
Ndryshimi i drejtimit a i korsisë ose manovra të tjera të gabuara ndëshkohet me gjobë nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë.
Ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve ndëshkohet me gjobë nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë.
Kush nuk ndez sinjalet në mjetin e ndaluar, ndëshkohet me gjobë nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë.
Cilido që shkel rregullat e transportit të objekteve pasi janë me përmasa më të mëdha ose nuk ka vendosur sinjalistikë treguese dënohet me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.
Shkelja e rregullave për tërheqjen e mjeteve me avari ndëshkohet me gjobë nga një mijë deri në tre mi
