Harasani dhe Keta mbeshtesin deklaraten e Berishes

Socialistët Andis Harasani dhe Majlinda Keta vlerësojnë si plotësisht të vërtetë përfshirjen e Edi Ramës në rrëzimin e Fatos Nanos në vitin 2005. Kështu, duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Sali Berisha, i cili gjatë një takimi me të rinjtë në qytetin e Durrësit risolli në kujtesë pikërisht këtë fakt, Keta dhe Harasani konfirmuan një bashkëpunim të tillë. Por në të njëjtën kohë, të dy socialistët hodhën poshtë pretendimin e kryetarit të PS-së, Rama i cili mohoi që të ketë bashkëpunuar me kreun e mazhorancës për rrëzimin e ish-kryetarit socialist, Fatos Nano.
Ish-kryetarja e Forumit të Gruas të PS-së, nëe adresën e saj personale në rrjetin social “Facebook”, bëri me dije se ajo është një dëshmitare që mund të vërtetojë në çdo kohë përpjekjet e Edi Ramës për të rrëzuar Nanon nga pushteti.
“Ka shumë njerëz të tjerë që kanë qenë dikur në PS, të cilët mund të vërtetojnë se si është munduar Rama t'i nxiste kundër Nanos”, shkrunate Keta në faqen e saj.
Ndëersa deputeti iI PS-së, Andis Harasani duke konfirmuar deklaratën e kryeministrit Berisha thotëe se ishin demokratët që mbushnin sheshet e organizatës “Mjaft”, prapa të cilës ishte Rama dhe drejtuesit saj, ku së fundmi morën disa poste në PS. Nga ana tjetër, në adresën personale në “Facebook”, Harasani shkrunte se “nuk besoj që ka socialist (nga ata që kanë qenë para 2005) që nuk e dinë që sheshet e Shqipërisë në çdo lëvizje e proteste të ish-Mjaftit i mbushte PD-ja. Do ishte e pamoralshme të harrohej kjo”.
Deputeti Harasani komentoi dhe zhvillimet e fundit në PS-së, ku pasi refuzoi kryesimin e grupit për Energjinë, zbardh dhe një nga arsyet që sollën një vendim të tillë. Deputeti socialist nuk e përjashton faktin se një nga angazhimet për të cilat hoqi dorë mund të jetë kryesimi i socialistëve të Tiranës. Të pakten ai nënkupton që nuk do ta drejtonte me telekomandë kryeqytetin, duke ironizuar Sajmir Tahirin si i komanduar në këtë post.
Sipas Harasanit moszgjedhja e kreut të Tiranës dhe disa krerëve të rretheve është një ndër anomalitë e zhvillimeve në PS.