E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Parlamenti bullgar zgjodhi Nikollaj Denkov kryeministër

Parlamenti bullgar miratoi të martën akademikun Nikollaj Denkov kryeministër, njofton Radio Bullgaria. 132 votuan “pro”, “kundër” 69, pa të abstenuar. Denkov mori mbështetje nga GERB-SDS (një “kundër”), PP-DB dhe DPS.

Struktura e kabinetit PP-DB dhe GERB-SDS u mbështet gjithashtu nga 132 deputetë, 69 ishin kundër dhe nuk pati asnjë abstenim. Mbështetje mori edhe përbërja e kabinetit. Deputetët miratuan riemërimin e Ministrisë së Bujqësisë në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit. Kabineti me kryeministrin Nikollaj Denkov, i propozuar nga PP-DB, do të ketë vetëm një zëvendëskryeministër – Maria Gabriel, e propozuar nga GERB-SDS. Të dy do të shkëmbejnë postet e tyre me rotacion pas 9 muajsh. 

Ky është kabineti i parë në Bullgari me një kryeministër me rotacion.

Anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit të Ministrave bënë betimin.

( Sipas Radio Bullgaria )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›