E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dita e Frymës së Shenjtë, Manastiri i Shën Triadhës në Dropull çel dyert

Dita e Frymës së Shenjtë në zonën e Dropullit kremtohet historikisht dhe tradicionalisht në Manastirin e Shën Triadhës në Pepel.

Një monument kulture me vlera të veçanta për historinë e kësaj treve. Sipas të gjitha studimeve nuk përcaktohet qartë koha e ndërtimit të këtij Manastiri, i cili njihet në zonë për bamirësitë e shumta por edhe për fuqitë e tij hyjnore.

Shumë banorë të zonës morën pjesë në meshën tradicionale, ndër tyre edhe dy veteranë të arsimit, të nderuarit Aleks Doko dhe Vasil Llahana.

Kurse zoti, Thoma Papa është me origjinë nga Leshinica e Sipërme dhe erdhi nga Korfuzi që banon aktualisht, pikërisht për këtë ditë.

Manastiri i Shën Triadhës u dogj nga ushtarët Gjermanë në verën e vitit 1944 dhe pikërisht në këto ambjente zejtarë vendas, të ardhur nga Greqiam por edhe nga zona të tjera të Shqipërisë, shisnin produktet që krijonin vet.

Sipas legjendës, banorët gjetën në pyll ikonën e Shën Triadhës që shkëlqente. E çuan në kishën e fshatit disa herë, por ajo çvendosej vazhdimisht te vendi i origjinës. Kështu që u detyruan të ndërtojne objektin e saj të kultit, pikërisht në këto ambjente.

Gazetar: Norel Zaimi

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›