E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti gjerman diskuton paketen financiare per Greqine

Ministri gjerman i financave Wolfang Schaeble tha se nuk mund te perjashtohet mundesia qe Greqia te kete nevoje per nje pakete tjeter ndihmash financiare per te parandaluar falimentimin.

Nderkohe punonjesit e industrise se celikut marshuan sot ne qender te Athines duke protestuar kunder pushimit nga puna dhe shkurtimeve te pagave qe jane pjese e masave shtrengues qe kerkohen nga kreditoret e Greqise ne menyre qe ajo te kualifikohet per paketen e re te ndihmave financiare per te shpetuar vendin nga falimentimi.

Disa anetare te parlamentit gjerman e bene te qarte sot se presin qe Greqia te permbush kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian dhe institucionet tjera para votimit te dyte per miratimin e ndihmes financiar per Greqine qe do te mbahet te henen.

Une pres nga ata qe deri tani kane votuar kunder paketes financiare ta bejne kete perseri tha Norbert Barthle i partise ne puishtet Unioni Kristian Demokrat.

Ministri gjerman i financave Wolfgang Shauble tha sot se Greqia mund te kete nevoje edhe per nje tjeter pakete ndihmash financiare para vitit 2020.

Sikur ta dija se kjo eshte paketa e fundit financiare une tashme do te kisha nje pune tjeter. Por me lejoni tju them se une po bej gjithcka qe eshte e mund qe kjo te jete paketa e fundit financiare.

Parlamenti gjerman pritet te miratoje paketen e dyte financiare per Greqine te henen megjithese nuk eshte e qarte nese koalicioni i kancelarjes gjermane Anglea Merkel do te miratoje paketen pa mbeshtetjen e opozites.

Nderkohe ne Athine punonjesit e industrise se celikut sot protestuan kunder masave shternguese te qeverise.

Nje punonjes tha se ata mesuan se dy kolege te tyre sot jane pushuar nga puna dhe ka shqetesime se do te kete me shume pushime nga puna.

Nese ata na thojne te njejten gje perseri dhe vazhdojne pushimet nga puna ne nuk do te heqim dore nga qendrimet tona. Nuk do te lekundemi nga kerkasat tona.

Demonstruesit shpresojne te takohen me zyrtare te ministrise se punes dhe thane se protestat do te vazhdojne nese kerkesat e tyre nuk permbushen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›