E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina Beogradi marreveshje per perfaqesimin e Kosoves

Delegacionet e Kosoves dhe te Serbise kane arritur marreveshjen per perfaqesimin e Kosoves ne forumet rajonale. Zyra e ndermjetesuesit te bisedimeve Robert Cooper beri te ditur se sipas marreveshjes Kosova do te perfaqesohet me nje shenim ne te cilin thuhet se Ky emer nuk paragjykon statusin dhe eshte ne pajtim me Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara dhe opinionin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise mbi deklaraten e pavaresise se Kosoves.

Ne njoftim thuhet se te dyja palet kane konfirmuar perkushtimin e tyre ndaj vlerave themelore te Bashkimit Evropian per perfaqesim dhe bashkepunim rajonal. Marreveshja do ti mundesoje Kosoves qe te perfaqesohet dhe te nenshkruaje marreveshje ne emrin e saj dhe te flase per vetveten ne te gjitha takimet rajonale. Deri tash marreveshjet jane nenshkruar nga UNMIK-u ne emer te Kosoves.

Palet kane permbyllur edhe protokollin teknik per zbatimin e marreveshjes per menaxhimin e perbashket te kufirit qe ishte arritur me 2 dhjetor te vitit 2011.

Marreveshja eshte pershendetur menjehere nga shefja e politikes se jashtme te Bashkimit Evropian Catherine Ashton dhe Comisionari Stefan Fule te cilet nepermjet nje komunikate thane se kjo eshte nje hap i madh perpara dhe me shume rendesi jo vetem per Serbine e Kosoven por edhe per qendrueshmerine ne rajon dhe ne Bashkimin Evropian.

Zonja Ashton citohet te kete thene se veprimet e fundit jane hapa te metejme ne rrugen evropiane te te dyja paleve. Sa i perket Serbise marreveshjet jane me rendesi ne prag te shqyrtimit te mundesise qe asaj ti jepet statusi i vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian javen e ardhshme.

Ndersa sa i perket Kosoves kjo eshte me rendesi meqe i mundeson asaj perfaqesimin e plote dhe te drejte ne takimet rajonale dhe i mundeson perparim te metejme ne marredheniet kontraktuale me Bashkimin Evropian. Komisioni Evropian propozon fillimin e studimit te fizibilitetit per marreveshjen e stabilizim asociimit ndermjet Kosoves dhe Bashkimit Evropian thuhet ne deklaraten e zonjes Ashton.

Komisionari per zgjerim Stefan Fle ka nenvizuar se marreveshja deshmon perkushtimin e te dyja paleve per te ardhmen e tyre evropiane.

Marreveshja e sotme pasoi gati tri dite bisedime ne Bruksel gjate te cilave delegacioni i Prishtines ngulte kembe qe ne shenimin prane emrit te Kosoves te vihej pervec Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te vihej edhe deklarata e pavaresise se Kosoves dhe opinioni i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. Beogradi nderkaq ngulte kembe qe deklarata e pavaresise te mos perfshihej ne shenim.

Pajtimi i Prishtines me menyren qe paraqitjes se Kosoves ne forumet rajonale eshte percjelle me reagime te shumta te opozites e cila kete e sheh si kompromis ne dem te shtetesise se Kosoves. Ndersa qeveria e Kosoves dhe diplomatet perendimore thane se ky pajtim ishte zgjidhja me e mire e mundshme e cila i siguron Kosoves perfaqesim te barabarte dhe pershpejtim te rruges evropiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›