E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti grek aprovoi planin afatmesem te kursimeve te rrepta

Pas nje diskutimi te stuhishem triditor dhe ankthit te votimit te tij plani afatmesem i kursimeve te rrepta prej 28 miliarde eurosh deri ne vitin 2015 mori sot aprovimin nga parlamenti grek. Plani hap rrugen per livrimin e transhit te 5-te prej 12 miliarde eurosh por edhe per kreditimin e metejshem shumevjecar. Plani kaloi vetem me 155 vota nga te cilat 154 te pozites socialiste dhe 1 te opozites se djathte. Vetem nje deputet socialist votoi kunder.

Perleshje te reja me policine

Sot ne diten e dyte te greves se pergjithshme sheshi u kthye serish si dje ne shesh beteje. Protestuesit perballe perdorimit masiv te lendeve kimike dhe tymuese te policise por edhe vandalizmave te autonomeve me maska pak para fillimit te votimit u terhoqen ne pjesen e poshtme te sheshit. Policia qe sot dyfishoi kontigjentet e saj akuzohet per manovra te rrezikshme represive kunder protestuesve.

Manifestime deri ne darke

Konfrontime te ashpra me dhjetra te plagosur qe u derguan ne spital pati edhe sot paradite kur te revoltuarit tentuan te pengojne kalimin e deputeteve per ne parlament. Qendra e Athines vazhdon te mbetet e bllokuar ne nje distance te madhe perreth parlamentit te rrethuar edhe nga nje gardh i hekurt. Sot pasdite mbahen dhe dy manifestime te tjera manifestuesit e te cilave do te perfundojne vone ne darke para parlamentit.

Autor Niko Anagnosti/ Athine

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›