E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi Plani afatmesem sfidohet nga shoqeria

Mermere dhe vitrina te thyera fasada ndertesash te nxira nga flaket dhe barrikada neper rruge eshte pamja e shkaterrimeve biblike te dhunes dhe kaosit te djeshem ne sheshin Sintagma para parlamentit grek qe drita e dites se sotme i zbuloi ne te gjitha permasat e tyre. Nje shesh i tere i mbytur ne gazrat e pafund te hedhura nga policia ne perleshjen e saj me autonomet me maska por edhe lot demostruesish 100 prej te cileve perfunduan ne spital. I mbetet drejtesise te vertetoje nese gjithcka u shpalos si nje plan represiv policor apo frikesim dhe terrorizim te protestuesve sipas akuzes te partise se majte Siriza qe braktisi per kete parlamentin.

Plani e vetmja alternative per qeverine barbarizem per opoziten

Gojet e keqia thone se germadhat e dhunes se verber te dites se djeshme sa pa u votuar mire e mire masat shtrenguese me 155 vota jane semantike per germadhat ekonomike dhe sociale qe pritet te shkaktoje zbatimi i masave shtrenguese te planit afatmesem. Ne fakt kjo mbrohet hapur nga opozita e majte kreu i se ciles Aleksis Cipras edhe nje here dje foli ne parlament per barbarizem.

Barbarizmi nuk ka argumente. Vetem thirrje dhe kercenime te karakterit metafizik ka. Pas tre muajsh kur do te shkojme te kerkojme transhin e 6-te cfare argumente do te na thoni ato qe na thate vjet me memorandumin e pare dhe ato qe na thoni tani per planin afatmesem ishte pyetja retorike e kreut te se majtes.

Duhet te fitojme kohe ne favor te vendit dhe te ekonomise qe te mos shnderrohet vendi ne protektorat absolut kishte deklaruar me pare ministri i Financave Evangjellos Venizellos kur qeveria e lanshoi paketen e kursimeve te rrepta si te vetmen alternative per shpetimin e vendit nga falimentimi dhe katastrofa.

Nje rreth vizioz qe nuk do te krijoje perspektive zhvillimi

Por punonjesit pensionistet te papunet te rinjte e te moshuarit qe jane ne greva dhe ketu e nje muaj ne sheshet e te revoltuarve para parlamentit dhe ne te gjitha qytetet e medha nuk i pranojne masat te cilat i shohin si te njeanshme dhe barre vetem per te pafuqishmit. Nuk i duam nuk durojme me nuk i duam me as qeverine dhe as troiken i thote DW Vasilis Qefallas nenpunes privat. Te revoltuarit si Kristaqis Janopullos vetem si shpetimtare nuk i shohin masat e shpallura per te cilat sot parlamenti do te aprovoje edhe ligjin zbatues. Akoma edhe me te dhenat e tyre tregojne se deficiti do te shtohet dhe me teper do te arrije pothuajse dyfishin e Produktit Kombetar Bruto. Pas 2-3 vjetesh dhe dy memorandumeve do te gjendemi ne pozite me te veshtire se ajo qe ishim para tyre. Jane nje rreth vizioz i cili nuk do te krijoje asnje perspektive zhvillimi perkundrazi nje mesjete per miliona njerez thote Janopullos dhe i meshon vecanerisht shkallmimit te statusit te punes te fituar me beteja dekadash.

I destinuar te deshtoje pa mbeshtetjen dhe tolerancen e shoqerise

Bildunterschrift Zemerim popullor

Rreth vicioz sheh edhe analisti Babis Agrollambos i cili flet per masa te diktuara qe thjesht aprovohen nga qeveria e cila eshte ne gjendje paniku nga deshtimi i objektivave financiare. Cdo program stabilizimi cdo program kursimesh kerkon mbeshtetjen elementare te shoqerise ose te pakten tolerancen e saj. Por mbeshtetja dhe durimi jane ezauruar thote analisti grek. Shoqeria deri tani ka treguar tolerance dhe durim. Por tani eshte ne prag te shperthimit te saj qe mund te ndodhe dhe nga nje ngjarje e rastesishme te nje dhune te tepruar si ajo e djeshme. Pyetja shtrohet sa mund te duroje sistemi politik peshen e krizes thote nga ana e tij analisti Tasos Papas gje per te cilen shprehet pesimist.

Thika ka vajtur ne kocke dhe kercenohet vete jeta

Ceshtja shtrohet pra sa i perballueshem eshte programi -me 22 taksat shtese dhe shkurtimet qe arrijne ne kater paga per nenpunesit shteterore- nga xhepi i qytetareve por edhe nga vete ekonomia e zhytur ne recesion te thelle. Jo pra nuk e perballon. Thika ka vajtur ne kocke dhe kercenohet vete jeta. Ekzistenca elementare. Nevojat jetike te njerezve. Dhe kjo eshte antiekonomike dhe antishoqerore. Eumlshte edhe e pamoralshme por edhe jo produktive i thote DW nga ana e tij akademiku ekonomist dhe eksperti nderkombetar Kostas Vergopullos i cili shpreh dyshimin e tij se edhe sikur te zbatohet programi nuk do te kete rezulatet e aspiruara.

Emigrantet shqiptare Nje faqe progresi per Greqine qe nderkohe duhet te laje borxhet

I njejti ze shqetesues per pasojat e planit degjohet edhe nga emigrante shqiptare si Astrit Korbi nga Skrapari sidomos per emigrantet qe sipas tij ne masen 50-60 do te iknin me lacke e me placke ne qofte se nderkohe nuk do te aprovohej. Astriti tregon mirekuptim per protestat por jo per ekceset dhe djali i tij Sokoli sic thote eshte me te revoltuarit ne shesh. Nderkohe shpalos dhe nje optike te dyte sic bejne dhe shume bashkatdhetare te tjere. Eumlshte nje faqe e re e historise greke ndoshta faqja qe shenon rritjen e kurbes drejt progresit. Sepse programi u jep kohe gjithe biznesit grek qeverise dhe popullit te kuptojne se ne csituate ndodhen dhe kane mundesi me masat e reja shtrenguese te kursimit te reformojne vendin dhe ti kthehen punes dhe ekonomise reale. Protestat sipas tij duhet te vazhdohen dhe te behen ceshtje edhe e shqiptareve edhe pse ndjehen te menjanuar nga shteti duke i kerkuar hesap per pjesen e kalbur te tij. Por duhet kuptuar nje gje qe ndoshta politika greke nuk e ka shpjeguar mire borxhi eshte borxh dhe duhet lare.

Vertet Greqia me paketen e djeshme te masave te strategjishe se pershtatjes financiare kthen nje faqe te re. Se si do te jete kjo faqe dhe sa i gjate do te jete kalvari qe e pret kjo mbetet te shihet.

Autor Niko Anagnosti/Athine

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›