E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti i Kosoves debaton me tone te ashpra buxhetin e vitit 2011

Parlamenti i Kosoves hodhi sot ne debat buxhetin e vitit 2011 me nje vonese disa muajshe per shkak te krizes institucionale. Debati qe pritet te vazhdoje edhe gjate diteve te ardhshme u pershkua me tone te ashpra ndermjet qeverise dhe opozites. Mospajtimet ishin me te thella rreth ceshtjes se mbulimit te dallimit ndermjet te hyrave dhe shpenzimeve te projektuara ne buxhetin e hartuar nga qeveria e vendit.

Kosova kete vit do te kete te hyra prej 1 miliard e 264 milione euro ndersa shpenzimet pritet te jene 1 miliard e 434 milione eurosh. Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha se buxheti mbeshtetet ne perparesite e qeverise se tij per rritjen ekonomike dhe mireqenien sociale.

Kriza institucionale dhe zgjedhjet e zvarritura kushtezuan edhe vonesat ne miratimin e buxhetit dhe deri tash vendi ka funksionuar duke shfrytezuar nje te dymbedhjeten e buxhetit paraprak.

Opozita eshte shprehur e rezervuar ndaj ketij projektbuxheti i cili pershine edhe vendimin e qeverise per rritjen e pagave te punonjesve te sektorit publik nga 30 deri ne 50 per qind. Opozita thote se buxheti nuk pasqyron nevojat e Kosoves dhe rrezikon te fuse vendin ne nje krize te mundshme ndersa ceshtje me e ndjeshme vleresohet fakti se buxheti nuk pasqyron marreveshjet me Fondin Monetar Nderkombetare i cili nuk eshte pajtuar me rritjen e pagave ne shkallen e paralajmeruar nga qeveria.

Kryeministri Thaci tha se debatet me Fondin Monetar do te vazhdojne dhe kjo ceshtje nuk do te demtoje marredheniet e Kosoves me kete fond.

Debatet me te nxehta u zhvilluan rreth nenit kater te projektligjit per buxhetin ku eshte perfshire edhe miratimi i vendimit per privatizimin e Postes dhe Telekomunikacionit te Kosoves me cka qeveria synon te plotesoje deficitin buxhetor.

Qeveria ka paralajmeruar se do te riformuloje kete pjese te projektligjit qe eshte kundershtuar ashper nga opozita e cila nuk pajtohet me shitjen e Postes dhe Telekomunikacionit.

Mospajtimet rreth ketij privatizimi ne vjeshten e kaluar ishin nje nga shkaqet qe cuan ne krizen institucionale ne vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›